KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η κυβέρνηση διαθέτει 275 χιλιάδες για την ανακαίνιση αρκετών κατοικιών μη πλειοψηφικών κοινοτήτων στο βορρά.

Έλμπερτ Κράσνικι

Me kërkesë të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Qeveria e Kosovës ka ndarë 275 mijë euro për rinovimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Krasniqi gjatë mbledhjes së ekzekutivit ka thënë se janë bërë verifikime në terren pas kërkesave të parashtruara nga ky komunitet dhe është konstatuar se duhen bërë rinovimet në disa shtëpi dhe njësi të banimit.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar një numër kërkesash nga administrata e komuniteteve joshumicë në Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit për mbështetje financiare pë rinovimin e shtëpive dhe njësive të banimit. Bazuar në verifikimet e realizuara në terren është konstatuar se përballen me kushte të papërshtatshme të banimit dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për rinovimin dhe njësive të banimit me qëllim të sigurimit të kushteve të përshtatshme e të qëndrueshme të banimit”, ka thënë ministri Krasniqi në kërkesën e parashtruar para kabinetit qeveritar.

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
ΥΠΟΥΡΓΙΚΟ ΣΥΜΒΟΥΛΙΟ

Η κυβέρνηση προχωρά με συμφωνίες με την Αυστρία και την Τουρκία για την κοινωνική ασφάλιση

Qeveria e Republikës së Kosovës ka çuar përpara marrëveshjen me Austrinë dhe Turqinë për sigurime sociale....