KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Διαμαρτυρία την Παρασκευή με το σύνθημα «Αντιμετωπίστε την γυναικοκτονία ως εθνική έκτακτη ανάγκη»

Διαμαρτυρία

Kolektivi për Mendim ka paralajmëruar protestë të premten në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Thirrja për protestë ndodh pas dy rasteve të vrasjes së grave brenda së njëjtës javë në Malishevë dhe Prizren.

Kolektivi për Mendim i cilëson këto raste si femicid dhe thotë se vrasjet e grave nuk duhet të trajtohen si incidente të izoluara, por si pasojë e dhunës sistematike ndaj grave.

“Vrasjet e grave nuk janë incidente, por vrasje të qëllimshme që targetojnë gratë nëpërmjet cenueshmërisë dhe nënshtrimit të supozuar nëpërmjet dhunës. Ne refuzojmë ta lexojmë femicidin, pra vrasjen e grave veç pse ato janë gra si tragjedi të izoluar që ua merr sporadikisht jetën grave qoftë se burrat kanë probleme psikologjike, apo se për çfarëdo arsye tjetër. Ne e njohim atë në të vërtetën e saj: si kulminacion i dhunës sistematike që iu bëhet grave prej një sërë sistemesh ndërthurëse që shtypin, nënshtrojnë, përçmojnë e shtrëngojnë gruan në çdo sferë e marrëdhënie të saj qoftë shoqërore, qoftë ekonomike. E në këtë kuptim, shteti bëhet bashkëfajtor i çdo vrasjeje të grave. Është shteti ai që strukturalisht e nënvlerëson jetën e grave si klasë, e neglizhon sigurinë e tyre në shtëpi, në rrugë e institucione, nuk iu beson grave, i lë ekonomikisht të dobëta dhe të kthyeshme në dhunë e ushqen pabarazitë përmes edukimit dhe organizimit të ekonomisë”, thuhet në reagim.

Në kuadër të protestës, Kolektivi për Mendim ka paraqitur disa kërkesa, ndër to trajtimin e sigurisë së grave si çështje të urgjencës kombëtare dhe pjesë të sigurisë publike, rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe funksionalizimin e mekanizmave për parandalimin e femicidit.

Po ashtu, kërkohet financim më i madh i politikave sociale që synojnë uljen e pabarazive gjinore dhe ekonomike, kodifikimi i femicidit si vepër e veçantë penale dhe përfshirja e “edukimit gjithëpërfshirës në sistemin arsimor për trajtimin e maskulinitetit toksik dhe promovimin e barazisë gjinore”.