---
description: Prokuroria Speciale, përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka bastisur banesën e Shkëlzen Gashit me arsyetimin se ka kryer vep
title: Intervistohet Shkëlzen Gashi nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/28/3195f49a-098d-4d81-904d-62111c60f59e.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Intervistohet Shkëlzen Gashi nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”

![Shkëlzen Gashi](https://resources.koha.net/images/2026/March/28/3195f49a-098d-4d81-904d-62111c60f59e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 mars 2026 16:20
- Shpërndaje në:

- 30 mars 2026 16:20
- Shpërndaje në:

(Lajm i përditësuar) - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Përmes një [komunikate](https://prokuroria-rks.org/artikulli/13473?fbclid=IwY2xjawQ3k6NleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFOTmUyNXJXcFd3akk2VU93c3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHhheI2x89Pd4r2g8uEbXGUMa4MZCwcKvha6mEC9eklURYPGCkxWH6x7vNfEm_aem_2fwo7mnNL5eg3-lKfEJdBw) për media ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve, është intervistuar Shkëlzen Gashi nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”, thuhet  në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore. 

---

**Prokuroria bastis shtëpinë e Shkëlzen Gashit**[Edhe ![Schmitti, Malcolmi e të tjerët i kërkojnë Prokurorisë t’i ndalë hetimet ndaj Gashit](https://resources.koha.net/images/2026/March/27/4089da77-adc7-4ff4-9ec0-90cbe7b8fa9e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 pri 2026 Schmitti, Malcolmi e të tjerët i kërkojnë Prokurorisë t’i ndalë hetimet ndaj Gashit](https://www.koha.net/arberi/schmitti-malcolmi-e-te-tjeret-i-kerkojne-prokurorise-ti-ndale-hetimet-ndaj-gashit)

Prokuroria Speciale, përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka bastisur shtëpinë e Shkëlzen Gashit me arsyetimin se ka kryer veprën “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pas ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” e cila pasqyroi informata të pasakta mbi masakrat në Kosovë dhe e cila ishte e bazuar në librin, autor i së cilit është Shkëlzen Gashi.

“Sipas provave materiale dhe raportimeve të publikuara në media nga ana e të dëmtuarve në masakrën e Dubravës, dhe masakrat tjera të ndodhura në Kosovë, e po ashtu edhe nga raportimet e qytetarëve, të cilët kanë qenë të dëmtuar dhe viktima të këtyre masakrave, Prokuroria Speciale ka hapur rast penal ndaj të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili me veprimet e tij publike dyshohet se ka shkaktuar përçarje dhe mos durim me qytetarët tanë dhe duke dëmtuar dhe ndryshuar të vërtetën e luftës çlirimtare në Kosovë, e që konsiderohet se me këto veprime i dyshuari ka përmbushur elementet e veprën penale 'Nxitja e përçarjes dhe mos durimit' nga neni 141 të KPK-së”, thuhet në autorizimin e Prokurorit të Shtetit.

![May be an image of ‎text that says ](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/657683278_10163867158534598_8676939447603288936_n.jpg?stp=cp6_dst-jpegr_tt6&_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=13d280&_nc_ohc=iAEvjJeeXvMQ7kNvwHg1UJk&_nc_oc=AdoT4tziTUpiD8mUPdzQ8_VFXx8NE_CzRxQJU9p1FSgiwOji2dJTR1lF1p6mGBKVrdA&_nc_zt=23&se=-1&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&_nc_gid=wRrKPcJrcrFJL1p4GxhDqA&_nc_ss=7a3a8&oh=00_AfzAuqfGKMFYRMoYpaMt-dWBR2nZAioVrv1RAcGCXy-HlA&oe=69D06ABB)

Tutje në autorizim thuhet se Gashi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit  “duke sqaruar veprimet e tij, dhe nga i ka siguruar burimet e informatave të cilat edhe i ka publikuar e të cilat duket të jenë të pavërteta”. [Informatën](https://www.facebook.com/rronigj/posts/pfbid025XjeDbyNGneKqXhKckdPH75spVCphp8JNkTpMcTS49VgGqH7XACGTkzZxBkqmAC7l) e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, aktivisti Rron Gjinovci. KOHA gjithashtu ka kontaktuar me Prokurorinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

[Sot është protestuar nga veteranët e UÇK-së kundër kësaj ekspozite.](https://www.koha.net/arberi/veteranet-e-uck-se-futen-me-force-ne-oborrin-e-kuvendit-protestojne-kunder-ekspozites)

Pesë ditë pas vendosjes, të shtunën në mëngjes janë larguar nga sheshi kryesor i Prishtinës tabelat me përmbajtje të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë luftës, e që ishin pjesë e një ekspozite të financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi nuk e ka organizuar ekspozitën dhe se vendimi për financimin e saj është marrë në Kryesi, duke deklaruar se të gjitha partitë e kanë mbështetur përveç Listës Serbe.Ka shtuar tutje se verifikimi i të dhënave të ekspozitës nuk bie mbi përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se nëë kërkesën për financimin e ekspozitës, s’është përmendur libri i Shkëlzen Gashit.

[Edhe ![Avokati i Gashit: Bastisja në shtëpinë e tij është kryer pa urdhër të gjykatës](https://resources.koha.net/images/2026/April/02/8299fd55-f3d2-4093-aca3-50d6f8dcf147.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 pri 2026 Avokati i Gashit: Bastisja në shtëpinë e tij është kryer pa urdhër të gjykatës](https://www.koha.net/arberi/avokati-i-gashit-bastisja-ne-shtepine-e-tij-eshte-kryer-pa-urdher-te-gjykates)

Në njërën nga tabelat e ekspozitës për Masakrën e Dubravës jepej numri i pasaktë i viktimave dhe për disa prej tyre thuhet se kanë qenë shqiptarë të armatosur.

Ekspozita shfaqi të dhëna të gabuara edhe për masakra të tjera. Për Masakrën e Reçakut thuhet se janë vrarë 37 civilë teksa Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë përmend të paktën 45 civilë shqiptarë.

Të dhëna të pasakta pati edhe për Masakrën e Izbicës, që të shtunën e shënoi përvjetorin e 27-të. Bazuar në publikime të Institutit, në këtë masakër u vranë nga forcat serbe 147 civilë shqiptarë. E, në ekspozitë thuhet se ishin 115.

Po ashtu, janë ekspozuar pasaktësi edhe për masakrën e Krushës së Vogël dhe Krushës së Madhe.

E, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), e ka përgënjeshtruar autorin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë”, Shkëlzen Gashi, i cili tha se të dhënat e pasakta që u prezantuan në të janë të Fondit.

[Edhe ![Kryekuvendarja kërkon falje në emër të Kryesisë për mbështetje të ekspozitës](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/8244ffe4-46a4-471f-85f0-11ec14e4dc38.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 mar 2026 Kryekuvendarja kërkon falje në emër të Kryesisë për mbështetje të ekspozitës](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kryekuvendarja-kerkon-falje-ne-emer-te-kryesise-per-mbeshtetje-te-ekspozites)

Në reagimin e kësaj organizate thuhet se përveç që autori ka publikuar pasaktësi, ai ka mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave nga Baza e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Sipas Fondit, Gashi ka nxjerrë si përfundim se një viktimë e krimeve të luftës ka qenë e armatosur veç pse ka qenë më parë pjesëtar i UÇK-së, dhe nuk e ka kategorizuar si civil.

[#shkelzen gashi](https://www.koha.net/tag/shkelzen-gashi) [#ekspozita](https://www.koha.net/tag/ekspozita) [#bastisje](https://www.koha.net/tag/bastisje) [#prokuroria speciale](https://www.koha.net/tag/prokuroria-speciale)

Artikuj të ngjashëm

- [![Veteranët paralajmërojnë vazhdimin e protestave nëse s’ka reflektim institucional](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/ce91d8aa-7cf6-4a8c-9620-bac2d8472e8d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 mar 2026 Veteranët paralajmërojnë vazhdimin e protestave nëse s’ka reflektim institucional](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/veteranet-paralajmerojne-vazhdimin-e-protestave-nese-ska-reflektim-institucional)
- [![Surroi për bastisjen e Gashit nga Prokuroria: Precedent shqetësues](https://resources.koha.net/images/2026/March/08/6acd7f82-ec51-4e71-adc6-940c61d43f6e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 mar 2026 Surroi për bastisjen e Gashit nga Prokuroria: Precedent shqetësues](https://www.koha.net/arberi/surroi-per-bastisjen-e-gashit-nga-prokuroria-precedent-shqetesues)

[Botë.]() [Ish-inspektori i policisë që gënjeu për vdekjen e bashkëshortes në Barbados](https://www.koha.net/bote/ish-inspektori-i-policise-qe-genjeu-per-vdekjen-e-bashkeshortes-ne-barbados)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2369)

[Kulturë.]() [Zëri i Elbenita Kajtazit dridh sallën private për Operën pesëvjeçare](https://www.koha.net/kulture/zeri-i-elbenita-kajtazit-dridh-sallen-private-per-operen-pesevjecare)

[Opinion.]() [Të rinjtë janë të gatshëm të udhëheqin të ardhmen – sistemet tona duhet të përshtaten](https://www.koha.net/opinion/te-rinjte-jane-te-gatshem-te-udheheqin-te-ardhmen-sistemet-tona-duhet-te-pershtaten)

[Arbëri.]() [Moti sot](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-205)

[Arbëri.]() [Diskutime deri në mesantë, Kuvendi e miraton në parim Projektbuxhetin e 2027-s](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-e-miraton-ne-parim-projektbuxhetin-e-2027-s)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Intervistohet Shkëlzen Gashi nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/prokuroria-bastis-shtepine-e-shkelzen-gashit","datePublished":"2026-03-30T16:20:47+02:00","dateModified":"2026-07-11T05:15:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":860,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Prokuroria Speciale, përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka bastisur banesën e Shkëlzen Gashit me arsyetimin se ka kryer vep","url":"https://www.koha.net/arberi/prokuroria-bastis-shtepine-e-shkelzen-gashit","keywords":"shkelzen gashi, ekspozita, bastisje, prokuroria speciale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/28/3195f49a-098d-4d81-904d-62111c60f59e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
