KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Σχέδιο νόμου για το Γραφείο, Bugaqku: Εξακολουθούν να υπάρχουν προβληματικές ποινές που θα μπορούσαν να προκαλέσουν διαμάχη

έντομο

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ende dilemë mbetet periudha retroaktive e zbatimit të tij. 

Sipas tij, në të ka ende material që mund të nxisë kontestim në Gjykatën Kushtetuese. 

“Në draftet e para janë dhënë disa dispozita ligjore që autoritetin e Byrosë e ka mbivendosë ndaj subjektit që iu ka nënshtruar veriifkimit të pasurisë. Pra autoriteti ka pasur fuqi shumë më të madhe të pasurisë së pajustifikueshme sesa pala që dyshohej që e ka pasurinë dhe barra e provës i ka takuar vetë palës, jo atij që e ka nisur procedurën. Mendojmë se këtu, ligji te neni 2 e ka ende një fjali shumë problematike që mund të nxisë sërish kontestim në Kushtetuese, fakti që e kanë lënë mundësinë që dispozitat e këtij ligji, pra që procedura e verifikimit dhe hetimit të pasurisë së pajustifikueshme të mund të zhvillohet kurdo nga 17 shkurti 2008 e tutje”, ka thënë ai në  “Konfront”.

Bugaqku ka shtuar se në masë të madhe janë adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe opinioni i Komisionit të Venecias, por sipas tij ka ende dilema në projektligj.  

“Ka një kundërthënie mes nenit 2 që flet për fushëveprimit e ligjit dhe periudhat kohore, mes dispozitave të këtij ligji që flaisn për mandatin dhe inicimin e procedurës. E kemi një afat që thotë kurdo nga viti 2008 dhe një kapitull tjetër që thotë se verifikimi i pasurisë nuk mund të shkojë më gjatë se 10 vjet nga momenti që zyrtarit i ka pushuar funksioni”, theksoi ai. 

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme më 5 tetor 2026. Projektligji mori 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Νόμος περί Γραφείου Δήμευσης Περιουσιακών Στοιχείων

Νόμος περί Γραφείου Δήμευσης Περιουσιακών Στοιχείων - Konfront