KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Αστυνομία: Η διαμαρτυρία ολοκληρώθηκε ειρηνικά χωρίς σοβαρά επεισόδια

Διαμαρτυρία

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Policia e Kosovës ka dalë me njoftimin e fundit në lidhje me protestën e filluar që nga mëngjesi në sheshin e Prishtinës nën thirrjet për t’u votuar edhe në leximin e dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Policia në njoftim ka thënë se protesta ka përfunduar qetë e pa incidente, përjashtuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve nga disa protestues.

“Protesta ka përfunduar kryesisht e qetë pa incidente serioze, përjashtuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga disa protestues. Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për bashkëpunim e protestim të qetë dhe respektim të udhëzimeve policore, të cilat kontribuuan në mbarëvajtjen e protestës dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e fundit të Policisë së Kosovës.

Më herët, KOHA njoftoi për një protestues të lënduar të cilit iu dha ndihma e parë nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Σιρόκα-Πούλα

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës