KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

PDK: Οι τροποποιήσεις του νόμου περί ειδικών δικαστηρίων δεν παραβιάζουν τις διεθνείς υποχρεώσεις

Πρόοδος Gruda

Partia Demokratike ka uruar qytetarët për zgjedhjen e presidentes dhe miratimin e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas këtij subjekti politik, Kuvendi nuk i ka shkelur obligimet ndërkombëtare dhe as nuk ka pasur nevojë ta konsultojë Gjykatën në Hagë lidhur me ndryshimin e ligjit që rregullon punën e saj

Dy urime e dy reagime janë bërë të mërkurën nga Partia Demokratike, një ditë pas seancës të së martës mbrëma.

Deputeti Përparim Gruda ka uruar të mërkurën qytetarët për votimin e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale dhe për zgjedhjen e akademikes Justina Shiroka-Pula si presidente.

Sipas tij, me zgjedhjen e saj u arrit edhe qëllimi për baraspeshë politike.

“Jemi të bindur që profesoresha e nderuar i bën nder Republikës së Kosovës dhe zyrës së presidentit të Kosovës me personalitetin e saj të veçantë dhe mendojmë që Kosova ka hyrë në një fazë të re politike ku do të ketë balancën e nevojshme kushtetuese, balancën e nevojshme politike, që është thelbësor për shëndetin e çdo demokracie e veçanërisht demokracisë sonë”, ka theksuar Gruda.

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, miratimin e dytë dhe përfundimtar të Kuvendit e mori të martën, pak para mesnatës. Ai parasheh kufizim të mandatit të Speciales dhe bartje në Kosovë të shkallës së tretë të gjykatës në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të dënuar nga shkalla e parë me 81 vjet burgim në total.

Deputeti Gruda, që është njëri nga draftuesit e ndryshimit të Ligjit, i reagoi Bashkimit Evropian që e cilësoi shqetësues votimin e një dite më parë në kuvend.

“Presidentja e Komisionit Evropian ka deklaruar në Prishtinë që nuk është problem nëse Kosova miraton ligjin, është e drejtë e Kosovës tha presidentja Von der Leyen, që ta ndryshoi ligjin dhe mund t’i garantojë BE-në, që janë partneri jonë strategjik dhe i padiskutueshëm, që ne nuk prishim me këtë ligj asnjë detyrim ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian në vizitën e saj në Kosovë, të enjten e javës që shkoi, deklaroi se nuk ka kundërshti për ndryshimin e Ligjit për Specialen nëse nuk preket pavarësia e Gjykatës.

Gruda foli edhe për Dhomat e Specializuara lidhur me reagimin për moskonsultim.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka nevojë ta pyes Gjykatën Speciale për nismat e veta ligjore. Kjo është gjë e ditur, ky është një standard civilizues që organi ligjvënës nuk e pyet organin gjyqësor për ndryshime të tilla”, ka deklaruar Gruda.

Kosova, Gjykatën Speciale e ka formuar pas ndryshimeve ligjore e kushtetuese në vitin 2015, për të hetuar lidhur me pretendimet se UÇK-ja është përfshirë në trafikim organesh njerëzore, të ngritura në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.