KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Το PDK διαμαρτύρεται μπροστά από την κυβέρνηση, απαιτώντας τη συνέχιση της ιδρυτικής συνόδου.

pdk

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të martën i është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

PDK-ja i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të kthehet në Kuvend për t’i hapur rrugë rikthimit të rendit kushtetues.

“Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake”, ka shkruar kjo parti në Facebook.

Deputetët e PDK-së po kërkojnë që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

Aksioni vjen pas disa ditësh përpjekjesh të kësaj partie për të ushtruar presion për vazhdimin e seancës.