KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Το PDK επιμένει στην τροποποίηση του νόμου για το Ειδικό Κόμμα, το LVV για την εκλογή του προέδρου

Το κοινοβούλιο του Κοσσυφοπεδίου

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Shtatë ditë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, dy partitë më të mëdha politike nuk pajtohen për renditjen e veprimeve që duhet të ndërmerren. PDK-ja kërkon që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa në pushtet theksojnë se prioritet është arritja e një marrëveshjeje për presidentin, për të shmangur zgjedhjet e reja

As për renditjen e veprimeve politike brenda shtatëditëshit të ardhshëm, nuk ka konsensus mes dy partive më të mëdha në vend. 

Përderisa për Partinë Demokratike prioritet është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, njëjtë nuk vlerësojnë edhe në partinë në pushtet.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se prioriteti kryesor në këtë javë është zgjedhja e presidentit. 

“Emëruesi i përbashkët duhet të jetë që të evitohen zgjedhjet. Si evitohen zgjedhjet? Që vendi duhet të ketë një president deri më 6 tetor. Për të pasur vendi një president deri më 6 tetor e para dhe më e rëndësishmja është që partitë të kenë një konsensus për një kandidat konsensual dhe pastaj të gjitha bashkë në punën e përbashkët, të kujdesshme të rëndësishme për Ligjin për Dhomat e Specializuara”, ka thënë ajo.

Më 6 tetor përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. 

E këtë periudhë prej 7 ditësh në PDK kanë thënë se duhet shfrytëzuar për të miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila para dy javësh ka shpallur, në shkallë të parë, fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqi dhe ua ka shqiptuar në total dënim prej 81 vjetësh.

Propozimi i PDK-së parasheh që lënda ndaj katërshes të bartet për gjykim në Kosovë. 

Mosmiratimin e këtij projektligji, Përparim Gruda, deputet i PDK-së e konsideron të pafalshëm. 

“Por nuk mund të mos paralajmërojmë, që është e papranueshme, është tërësisht e papranueshme që të lejojmë që ky Kuvend të shpërndahet, se siç duket, ky është qëllimi, shpresoj të mos jetë ashtu, të shpërndahet më 6 tetor pa e trajtuar këtë ligj. Është një gjë që nuk do t'i falet kësaj gjenerate politike dhe ne jemi të interesuar t'u japim shansin të gjithëve, por në fund ne do ta ndajmë çështjen, do ta dimë kush po e pengon dhe kush po e shtyn tutje këtë çështje, ka thënë Gruda.

E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se çështja e presidentit është përgjegjësi e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. 

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, e ka lënë të hapur mundësinë për diskutime lidhur me çështjen e presidentit, por së pari, ka thënë se duhet të ndryshohet ligji. 

Në rast të moszgjedhjes së presidentit deri më 6 tetor, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon të zgjedhje të cilat, më së largu, duhet të mbahen në mes të nëntorit.