KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Το PDK αντιδρά στον Βρετανό πρέσβη: Μην σχετικοποιείτε την ετυμηγορία της Χάγης με διπλωματική γλώσσα

pdk

Partia Demokratike e Kosovës i ka reaguar ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili në një postim në Facebook tha se aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka të bëjë me krime individuale. 

“Deklarata e Ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves se aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës ka të bëjë me ‘krime individuale’ është një reduktim i papranueshëm diplomatik i një vendimi me pasoja të gjera historike e politike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara, UÇK trajtohet në kuadër të konceptit të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, sipas konstatimeve të aktgjykimit, janë shpallur përgjegjës për kontributin e tyre në të ashtuquajturin qëllim të përbashkët kriminal të UÇK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së. 

PDK-ja ka thënë se asnjë gjuhë diplomatike s’mnd ta ndryshojë përmbajtjen e papranueshme të aktgjykimit të Speciales. 

“Prandaj, të thuash se bëhet fjalë për ‘krime individuale’ nuk e pasqyron peshën e dëmshme të këtij verdikti për Kosovën. Asnjë gjuhë diplomatike nuk mund ta ndryshojë përmbajtjen e papranueshme të këtij aktgjykimi dhe as pasojat e tij në mënyrën se si interpretohet lufta e UÇK-së dhe historia e Kosovës. Drejtësia ndërkombëtare, fatkeqësisht, sot në Kosovë po perceptohet vetëm si instrument politik për të përcaktuar se cilat figura politike të Kosovës duhet të largohen nga skena politike dhe cilat duhet të mbështeten, sepse Dhomat e Specializuara janë bërë shembulli më i dukshëm i abuzimit politik në emër të drejtësisë”, thuhet në reagim. 

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves në postimin në Facebook të martën tha se dënimet e fundit të Speciales kanë të bëjnë me krimet individuale të kryera ndaj viktimave nga komunitete të ndryshme. 

“Ato në asnjë mënyrë nuk përbëjnë gjykim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj, të cilën Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbrojë fuqishëm. Personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimet e tyre”, ka theksuar ai.

Më 16 shtator Gjykata Speciale dënoi me 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim e Rexhep Selimi me 13. 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Τζόναθαν Χάργκρεβς

Χάργκριβς: Οι ποινές της Χάγης είναι ατομικές, δεν κρίνουν με κανέναν τρόπο την κρατική υπόσταση του Κοσσυφοπεδίου

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata...