KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Το PDK, μαζί με μέλη της συνέλευσης, διευθυντές και ακτιβιστές από τον δήμο της Μιτρόβιτσα, μπλοκάρουν την είσοδο της κυβέρνησης.

Πντκ

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Këtë herë, deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

PDK-ja prej ditësh po zhvillon këtë aksion para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që të vazhdojë seanca konstituive dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit. Edhe Aleanca është përfshirë në ditët e fundit në këto aktivitete, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që procesi të rikthehet në Kuvend.

Përmes këtyre aktiviteteve, PDK-ja dhe Aleanca po kundërshtojnë zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve të reja, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet derisa të thirret vazhdimi i seancës konstituive.