---
description: "Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas analizimit të ujit nga sistemet publike të ujëfurnizimit ka rezultuar se në disa zona uji nuk "
title: Pas reshjeve të shtuara, uji i papijshëm në disa zona të Kosovës
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/07/d83988b1-f68d-4d6b-a419-0473c4ec6010.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Pas reshjeve të shtuara, uji i papijshëm në disa zona të Kosovës

![vershime](https://resources.koha.net/images/2026/January/07/d83988b1-f68d-4d6b-a419-0473c4ec6010.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto nga arkivi

Foto: Driton Paçarada

- 9 janar 2026 17:36
- Shpërndaje në:

* 9 janar 2026 17:36
* Shpërndaje në:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas analizimit të ujit nga sistemet publike të ujëfurnizimit ka rezultuar se në disa zona uji nuk është i pijshëm apo mund të përdoret edhe vetëm për nevoja teknike.

Si pasojë e reshjeve të shtuara ditëve të fundit pati vërshime në disa komuna.

Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premten ka kryer analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga të cilat kanë dalë këto rezultate:

**Rajoni i Prishtinës**

Fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe.

[Edhe ![IKSHPK: Në disa rajone të Kosovës uji akoma i papijshëm](https://resources.koha.net/images/2026/January/10/9c39fc94-f7fc-481b-a387-9020ab10e065.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 jan 2026 IKSHPK: Në disa rajone të Kosovës uji akoma i papijshëm](https://www.koha.net/arberi/ne-disa-rajone-te-kosoves-uji-akoma-i-papijshem)

Fabrika e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve.

**Rajoni i Prizrenit**

Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja teknike. Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është brenda standardeve.

Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve.

Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

**Rajoni i Gjilanit**

Në qytetin e Gjilanit uji është brenda standardeve.

Në Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije.

**Rajoni i Pejës**

[Edhe ![IKSHPK-ja tregon se në cilat rajone uji është i pijshëm e në cilat jo](https://resources.koha.net/images/2023/January/19/Uji-kriza-ab15647288701674127454.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 jan 2026 IKSHPK-ja tregon se në cilat rajone uji është i pijshëm e në cilat jo](https://www.koha.net/arberi/ikshpk-ja-tregon-se-ne-cilat-komuna-eshte-uji-i-pijshem)

Në qytetin e Pejës dhe Istogut uji është brenda standardeve.

Ujësjellësi Deçan, Junik, Klinë furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik.

Mbivada dhe Vrella me turbullirë, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.

Burimi i Jarines, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike

**Rajoni i Ferizajt**

Uji është i pijshëm - brenda standardeve.

**Rajoni i Gjakovës**

Furnizimi me ujë  nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije.

Hoqa e Madhe, Opterusha, Zaqishta vlera të rritura të turbullirës, uji nuk është i pijshëm.

[Edhe ![Në këto rajone rekomandohet të mos pihet uji](https://resources.koha.net/images/2023/January/10/uji_kru_prishtina1673345427.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 jan 2026 Në këto rajone rekomandohet të mos pihet uji](https://www.koha.net/arberi/ne-keto-rajone-rekomandohet-te-mos-pihet-uji)

**Rajoni i Mitrovicës**

Uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

[#vershimet](https://www.koha.net/tag/vershimet) [#uji i pijes](https://www.koha.net/tag/uji-i-pijes) [#IKSHPK](https://www.koha.net/tag/ikshpk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Uji nga Badovci mbetet i papijshëm](https://resources.koha.net/images/2022/September/06/uji_i_pijes1662485238.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 jan 2026 Uji nga Badovci mbetet i papijshëm](https://www.koha.net/arberi/uji-nga-badovci-mbetet-i-papijshem)
- [![Reshjet e shiut turbullojnë ujin në Rahovec, këshillohet të mos konsumohet](https://resources.koha.net/images/2026/July/27/d8f62840-28a9-4192-9116-7b0ff1ed4627.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 kor 2026 Reshjet e shiut turbullojnë ujin në Rahovec, këshillohet të mos konsumohet](https://www.koha.net/arberi/reshjet-e-shiut-turbullojne-ujin-ne-rahovec-keshillohet-te-mos-konsumohet)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula takon Milanoviqin, flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes e sigurisë](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-takon-milanoviqin-flasin-per-bashkepunim-ne-fushen-e-mbrojtjes-e-sigurise)

[Arbëri.]() [Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati, BE-ja duhet të veprojë](https://www.koha.net/arberi/kurti-kosova-eshte-i-vetmi-vend-ne-rajon-pa-status-kandidati-be-ja-duhet-te-veproje)

[Futboll.]() [Vdiq portieri i Islandës që ishte pjesë e suksesit historik](https://www.koha.net/futboll/vdiq-portieri-i-islandes-qe-ishte-pjese-e-suksesit-historik)

[Showbiz.]() [Lana Del Rey jep lajme për albumet e shumëpritura](https://www.koha.net/showbiz/lana-del-rey-jep-lajme-per-albumet-e-shumepritura)

[Futboll.]() [Skuadrat e Superligës me short të favorshëm në Kupë](https://www.koha.net/futboll/skuadrat-e-superliges-me-short-te-favorshem-ne-kupe)

[Futboll.]() [Avdyli, lojtari i shumë pozitave te Celje](https://www.koha.net/futboll/avdyli-lojtari-i-shume-pozitave-te-celje)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pas reshjeve të shtuara, uji i papijshëm në disa zona të Kosovës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/pas-reshjeve-te-shtuara-uji-i-papijshem-ne-disa-zona-te-kosoves","datePublished":"2026-01-09T17:36:29+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:35:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":329,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas analizimit të ujit nga sistemet publike të ujëfurnizimit ka rezultuar se në disa zona uji nuk ","url":"https://www.koha.net/arberi/pas-reshjeve-te-shtuara-uji-i-papijshem-ne-disa-zona-te-kosoves","keywords":"vershimet, uji i pijes, IKSHPK","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/07/d83988b1-f68d-4d6b-a419-0473c4ec6010.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
