KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Αποτρέπεται η είσοδος άνω των 30 χιλιάδων αδήλωτων ευρώ στο συνοριακό πέρασμα στο Μπρνιάκ

χρήματα

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar futjen e 30 mijë e 550 euro në mënyrë të padeklaruar në Kosovë, saktësisht përmes pikës kufitare në Bërnjak.

Siç thuhet në njoftim, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të huaja i cili ishte duke hyrë në territorin e Kosovës por gjatë intervistimin, udhëtari kishte thënë se nuk ka asgjë për të deklaruar.

Policia gjatë kontrollit të veturës, të hollat i gjeti në një hapësirë të fshehtë të vëturës.

“Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit të automjetit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e tij janë gjetur të fshehura 30,550 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar”, thuhet në njoftim.