KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Το OVL-UCK απαιτεί απαγόρευση επανέναρξης υποθέσεων που εκδικάζονται από το ICTY, την UNMIK και την EULEX

OVL: Ο UCK δεν ήταν ποτέ εγκληματική επιχείρηση

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që në projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfshihet një amendament që ndalon rihapjen e çështjeve për të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore që janë gjykuar përfundimisht nga organet kompetente të drejtësisë.

Në kërkesën e saj, OVL-UÇK thotë se amendamenti duhet të përcaktojë qartë se nuk mund të hapen sërish procedura për çështje që janë shqyrtuar dhe përfundimisht gjykuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), UNMIK-u, EULEX-i apo gjykata të tjera kompetente.

Sipas OVL-UÇK-së, një garanci e tillë është e domosdoshme për respektimin e parimit ne bis in idem, sipas të cilit një person nuk duhet t’i nënshtrohet në mënyrë të përsëritur procedurave penale për të njëjtat fakte dhe rrethana për të cilat ekziston një vendim përfundimtar.

“Ndryshimi i cilësimit juridik apo i formulimit të një akuze nuk mund të përdoret si bazë për të ricikluar të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore që tashmë janë shqyrtuar dhe janë bërë objekt i një vendimi përfundimtar”, thuhet në kërkesë.

OVL-UÇK-ja e ka lidhur këtë kërkesë me rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ata janë shpallur fajtorë në shkallën e parë për raste që, sipas organizatës, janë trajtuar më herët në procese të ndryshme gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.

Organizata u ka bërë thirrje deputetëve që këtë çështje ta adresojnë përmes një dispozite të veçantë në kuadër të ndryshimeve ligjore, me synimin për të garantuar sigurinë juridike, barazinë para ligjit dhe të drejtën për një proces të drejtë.

OVL-UÇK-ja ka kërkuar që amendamenti të trajtohet me “seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme” dhe të përfshihet në projektligj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Qeveria e procedoi në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specilizuara. Ndër të tjera, ndryshimet parashohin që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.