KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η Ογκολογία παραδέχεται ότι το «Palbociclib» έλειπε λόγω ημιτελούς σχεδιασμού σε σύγκριση με τον αριθμό των ασθενών

Ογκολογία

Klinika e Onkologjisë ka pranuar se bari “Palbociclib”, që përdoret në trajtimin e kancerit të avancuar të gjirit, mungoi në këtë klinikë për një periudhë për shkak se numri i pacientëve që filluan trajtimin me të ka qenë dyfish më i madh se planifikimi fillestar.

KOHA ka raportuar të mërkurën për vdekjen e një pacienteje me kancer. Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit, “Renesansa”, njoftoi se pacientja humbi betejën me kancerin, pasi për katër muaj mbeti pa këtë medikament. E KOHA ka publikuar disa deklarata të vetë pacientes, të dhëna disa muaj para vdekjes, që dëshmonin se ajo në disa raste ka denoncuar mungesën e medikamentit, që është në listën e barnave esenciale që duhej siguruar falas nga shteti.

Në faqen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të premten në Facebook është publikuar një deklaratë e drejtorit të Onkologjisë, Ilir Kurtishi, lidhur me raportimet. Aty Kurtishi ka thënë se pacientja e ka marrë vetë terapinë për dy muaj, ndërsa sipas tij mungesa e terapisë ka ndodhur për shkak se planifikimi ka qenë për trajtim të 40 pacientëve e në praktikë me të nisën trajtimin 80 pacientë.

“Para gjashtë viteve e ndjera ishte diagnostikuar me kancer të gjirit, triple negative, si formë agresive e sëmundjes dhe e cila e kishte ndjekur sëmundjen për gjashtë vite me radhë. Në dhjetor të vitit 2025, tani e ndjera, kishte relaps të sëmundjes me metastaza të avancuar në peritoneum dhe në kocka dhe atëherë është paraqitur në Konsiliumin e Klinikës së Onkologjisë, me ç’rast është ridiagnostifikuar si formë tjetër e kancerit të gjirit ose hormon pozitiv. Që nga dhjetor i vitit 2025, pacientja fillon dhe trajtohet me terapi të avancuar sipas protokolleve të trajtimit të sëmundjes me ilaçin Palbociclib dhe Fulvestrant që përshkruhet te format metastatike të trajtimit të sëmundjes hormon pozitive. Gjatë gjithë kohës dhe periudhës së trajtimit, ajo përcillet shumë afër nga mjekja, e cila e kontrollon dhe e trajton pacientin në cikle mujore. Dhe në Klinikën e Onkologjisë më 13 maj merr kutinë e fundit të Palbociclib, i zgjat deri më 13 qershor. Ndërkaq nga 13 qershori vazhdon të trajtohet prapë në Klinikën e Onkologjisë me Fulvestrant dhe në të njëjtën kohë siguron për dy muajt e ardhshëm dy kuti të barnave Palbociclib vetë pacientja. Ndërkaq më 18 gusht pacientja merr kutinë tjetër të Palbociclib në Klinikën e Onkologjisë dhe vazhdon mjekimin. Por edhe përkundër kësaj, pacientja gjatë gjithë kohës edhe pse është në trajtim, sëmundja metastatike agravon dhe avancon dhe paraqiten ndryshime të reja metastatike në tru dhe në boshtin kurrizor. Pra vlen të theksohet se pacientja edhe përkundër trajtimit apo asnjë moment të mosqëndrimit, asnjë moment pa barna, sëmundja agravon dhe avancon dhe në këtë mënyrë e rrezikon seriozisht shëndetin e saj. Vlen të theksohet se mungesa e barit Palbocicklib për dy muaj në Klinikën e Onkologjisë ka ardhur pikërisht për shkak të tejkalimit të shpenzimit të këtij bari, meqenëse planifikimi fillestar ka qenë për 40 pacientë, ndërkaq në realitet në praktikë kanë filluar trajtimin rreth 80 pacientë dhe kjo ka sjellë te shpenzimi i parakohshëm i këtij ilaçi. Arsyeja e vetme dhe qëllimi kryesor është që të gjithë pacientët të cilët kanë pasur nevojë të marrin trajtimin e duhur”, ka thënë Kurtishi.

Në përshkrim të videos, është thënë po ashtu se për palët e autorizuara dhe organet kompetente që dëshirojnë ta verifikojnë këtë ecuri “dosja e plotë mjekësore është e hapur dhe e qasshme për rishikim në Klinikën e Onkologjisë”.