KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Neziri: Η Vetëvendosje φέρει τη μεγαλύτερη ευθύνη για τον αποκλεισμό

Τζελάλ Νεζίρι

Analisti politik, Xhelal Neziri, ka thënë se përgjegjësia më e madhe për bllokimin e formimit të institucioneve është e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo sipas tij për shkak të mbështetjes që i është dhënë në zgjedhje. 

“Mendoj që përgjegjësia më e madhe është e Lëvizjes Vetëvendosje, pikërisht për shkak të votave që ka fituar, për shkak të mbështetjes që i është dhënë. Ajo mbështetje i është dhënë të formojë institucionet dhe të qeverisë me vendin”, ka theksuar Neziri në një intervistë ne emisionin “Interaktiv “ të KTV-së. 

Megjithëkëtë ai ka thënë se përgjegjësi ka edhe opozita, e cila sipas tij nuk duhet ta shohë si strategji të dobishme për të bllokimin e formimit të institucioneve.

“Nga ana tjetër ka përgjegjësi edhe opozita, është e qartë që legjitimiteti për të qeverisur me vendin i është dhënë Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këtë drejtim bllokimi i formimit të institucioneve që në disa raste është dukur që e bëjnë partitë e opozitës, nuk duhet të jetë strategji e tyre, nuk duhet ta shohin mundësinë për bllokuar VV-në që t’i formojë institucionet si një strategji të dobishme për to”, është shprehur Neziri.