KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η ΕΕ επαναλαμβάνει την έκκλησή της για οικοδόμηση θεσμών

Κούρτι

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se shefja në detyrë e BE-së Eva Palatova, e ka pritur në takim lamtumirës kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të BE-së, në këtë takim mes tjerash Kurtit i është përsëritur thirrja për formim të institucioneve të Kosovës dhe tejkalim të ngërçit politik.

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e 🇪🇺 BE-së për formimin e institucioneve të 🇽🇰 Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE. BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!”, thuhet në njoftim.