KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Στη Ντούγκα ι Στίμε, οι ηλεκτρικοί στύλοι «κρέμονται» στον αέρα.

στήλες

Shtylla elektrike të improvizuara, disa prej të cilave mbahen vetëm nga kabllot, paraqesin rrezik për banorët e Dugës së Shtimes. Banorët thonë se për gjendjen e tyre kanë paralajmëruar disa herë institucionet, ndërsa dyshojnë se pikërisht kabllot elektrike kanë shkaktuar edhe zjarrin e fundit rreth dy javë më parë. Ata thonë se në këtë zonë zjarret janë të shpeshta

Shtyllë elektrike e improvizuar që mbahet vetëm nga kabllot elektrike. Këso lloj shtylle mund të haset në fshatin Dugë të Shtimes dhe është pasojë e zjarrit të para dy javëve në këtë zonë. 

Sipas banorëve, dyshohet se zjarri është nxitur pikërisht nga kabllot elektrike.

Si dëshmi ata paraqesin video amatore. 

Banori Dalip Krasniqi, i cili e ka shtëpinë pikërisht në zonën ku ka pasur zjarre, thotë se shpeshherë familja ka qenë në rrezik.

“E kam shtëpinë këtu. Krejt kjo pjesë që është djegur këtu ka qenë rrezik edhe për shtëpinë këtu. Njëkohësisht, katër banderë gjenden në pronën time. Një prej tyre është edhe kjo, po e shihni, është shumë interesante, shikoni, nuk është e ngjitur hiç. Këtu ka edhe banorë, ka edhe fëmijë. Nuk është vetëm kjo shtyllë, është edhe një shtyllë tjetër ku na ka qenë kështu 5 vjet e pasiguruar. Kemi bërë kërkesa disa herë... kërkesa jo, po kemi lajmëruar disa herë, se askush s’e ka marrë parasysh. Unë mendoj që këtu, gjithë ky dëm që ka bërë, duhet të përgjigjet dikush për këtë dëm. Gjithë këto pemë që janë djegur, gjithë ky rrezik që ka qenë për shtëpinë, duhet ta marrin më seriozisht”, ka thënë Krasniqi.

Edhe banori tjetër i fshatit, Eqrem Krasniqi, ka thënë se gjendja e shtyllave paraqet rrezik dhe se intervenimet nuk janë në nivelin e duhur.

“Këtu ka pasur rrezik edhe ka rrezik çdo moment me u mbyt ndonjë fëmijë, me u mbyt ndonjë çoban, me u mbyt ndonjë punëtor, se këtu shpeshherë telat shkojnë për tokë. Thashë më herët, prishet shtylla, vijnë, ia heqin një pjesë shtyllës, e fusin më poshtë, derisa të shkojnë telat për... për tokë. Era më e dobët i rrëzon. Këtu ka njerëz që lëvizin, nuk është ky... ky vend pa... pa njerëz edhe ka rrezik me jetë. Edhe mos të ishim ne ta ndalim zjarrin, këtu ishin djegur të gjitha pronat, janë bërë dëme materiale këtu. Është urgjente kjo punë”, ka thënë ai.

Banorët kanë thënë se kanë bërë disa kërkesa me shkrim në institucionet përkatëse, por përgjigjja ka qenë se shtyllat nuk do të ndërrohen, pasi sipas tyre, KEDS-i nuk ka interes meqë fshati ka pak banorë.

E banori Sadri Krasniqi është shprehur se me zjarre kanë vazhdimisht telashe - deri në tri herë në vit dhe se sipas tij, fshatarët detyrohen t’i shuajnë vetë.

Ai pret që të intervenohet dhe të vendosen shtyllat e reja sa më shpejt.

“Neve e mira e së mirës është që me na e bërë me shtylla të reja, por më së miri do të kishte qenë me na e bërë një zgjidhje që neve mos me na u ndalë rryma çdo javë. Një frymë, një mot, një borë, me na e bërë një zgjidhje. Shpresoj që duhet me na e bërë një zgjidhje se e meritojmë, se ne kemi ardhur këtu për... për me bë tokë të banueshme këtë vend, se ndoshta do të... do të ishte lugë e thyer, siç po e shihni, ka nisur fshati”, ka thënë Sadri Krasniqi.

Banorët janë ankuar edhe se gjatë sezonit të dimrit, rryma ndërpritet deri në dy javë.

Për këto probleme, KOHA ka dërguar pyetje në KEDS, por gjatë së hënës nuk ka marrë përgjigje.

E policia në një përgjigje ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë raport nga njësitë zjarrfikëse lidhur me zjarrin.

Në Dugë të Shtimes janë të banuara mbi 10 shtëpi.