KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Μουράτι: Αφήστε τον Hamza να πει ναι, ο Kurti και ο Abdixhiku πάνε να πείσουν τον Sejdiu

Hekuran Murat

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mjafton që kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, të thotë po për votimin e presidentit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të shkojnë për ta bindur Bekim Sejdiu që të rikthehet në garë dhe të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja.

Reagimi i Muratit vjen pasi Sejdiu në një prononcim për “Infokusin” ka thënë se e ka njoftuar Kurtin dhe Abdixhikun se është tërhequr nga gara, madje ka shtuar se këto ditë nuk është në Kosovë. Sejdiu i bëri këto deklarime pas konferencës së Kurtit, i cili kërkoi gjysmën e votave të PDK-së për Sejdiun dhe u zotua se do ta votonte në lexim të dytë projektligjin për Gjykatën Specialen të enjten.

“Disa medie u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti:  edhe me vetëm gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë qoftë edhe kundër Bekim Sejdiun për President, ne i japim votat tona për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë! Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën.  Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”, ka shkruar Murati.

Sejdiu ishte kandidatë i përbashkët i VV-së dhe LDK-së. Por Sejdiu u tërhoq pasi gjashtë deputetë të LDK-së nuk i premtuan votat për të. 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
ΖΩΝΤΑΝΑ: Καθοριστική ημέρα για τον πρόεδρο, εντάσεις για την Ειδική Υπηρεσία

ΖΩΝΤΑΝΑ: Καθοριστική ημέρα για τον πρόεδρο, εντάσεις για την Ειδική Υπηρεσία