---
description: Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se janë informuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it lidhur me rastin e arrestimit dhe caktimit të pa
title: "MPJD: Do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar që Spahiu të lirohet sa më parë"
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/11/096a3a50-98b9-44d2-9c2f-1dacdbe2b92c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# MPJD: Do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar që Spahiu të lirohet

![Banjska](https://resources.koha.net/images/2025/June/11/096a3a50-98b9-44d2-9c2f-1dacdbe2b92c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Ilustrim

- 11 qershor 2025 11:56
- Shpërndaje në:

- 11 qershor 2025 11:56
- Shpërndaje në:

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se janë informuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it lidhur me rastin e arrestimit dhe caktimit të paraburgimit ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu. 

Spahiut më 9 qershor i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga Gjykata e Qarkut të Suboticës, ndërsa sipas deklarimeve të avokatit mbrojtës të tij Arianit Koci, ai po akuzohet për rastin e Banjskë.   
Ambasadori Jetish Jashari, bashkë me avokatin Koci, do të udhëtojnë në Suboticë sot, ku pritet të takohen me avokatin e dytë të caktuar sipas detyrës, thuhet nga MPJD. 

MPJD-ja ka thënë se do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike në dispozicion për të siguruar që Spahiu të lirohet sa më parë. 

“Përveç kësaj, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dorëzuar menjëherë kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës së Ambasadorit Jetish Jashari tek z. Spahiu në Qendrën e Paraburgimit në Suboticë.  Vizita pritet të realizohet në ditët në vijim, sapo të miratohet nga autoritetet përkatëse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, ka njoftuar për rastin misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd, dhe të gjithë Trupin diplomatik në Kosovë. Në mënyrë të veçantë, po mbahet komunikim i rregullt me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, duke marrë parasysh se z. Spahiu ka qëndrim të rregullt në Gjermani. Republika e Kosovës do të vazhdojë të shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike në dispozicion për të siguruar që kjo padrejtësi e radhës ndaj një shtetasi të Republikës së Kosovës të marrë fund, dhe që z. Spahiu të lirohet sa më parë”, ka njoftuar MPJD-ja. 

  
 

[#Arbnor Spahiu](https://www.koha.net/tag/arbnor-spahiu) [#mpjd](https://www.koha.net/tag/mpjd) [#arrestimi i arbnor spahiut](https://www.koha.net/tag/arrestimi-i-arbnor-spahiut) [#Arianit Koci](https://www.koha.net/tag/arianit-koci)

Artikuj të ngjashëm

- [![Me protestë në Prishtinë do të kërkohet lirimi i ish-policit Spahiu nga paraburgimi në Serbi](https://resources.koha.net/images/2025/September/29/ab2d2273-e3ec-4c75-9748-3e1c126fdcef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 sht 2025 Me protestë në Prishtinë do të kërkohet lirimi i ish-policit Spahiu nga paraburgimi në Serbi](https://www.koha.net/arberi/me-proteste-ne-prishtine-do-t-kerkohet-lirimi-i-ish-policit-spahiu-nga-paraburgimi-ne-serbi)
- [![Serbia ia vazhdon edhe për një muaj paraburgimin ish-policit Spahiu](https://resources.koha.net/images/2025/June/11/096a3a50-98b9-44d2-9c2f-1dacdbe2b92c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 kor 2025 Serbia ia vazhdon edhe për një muaj paraburgimin ish-policit Spahiu](https://www.koha.net/arberi/serbia-ia-vazhdon-edhe-per-nje-muaj-paraburgimin-ish-policit-spahiu)
- [![Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet](https://resources.koha.net/images/2025/February/11/5e73a4d9-dbad-4a19-bde4-ec2bfb9c6c6f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 qer 2025 Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-arrestimin-e-spahiut-sjellja-jonormale-e-serbise-sduhet-te-normalizohet)
- [![Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu](https://resources.koha.net/images/2025/January/27/47758347-de27-4c09-b2e6-8f070624ddfc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 qer 2025 Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu](https://www.koha.net/arberi/serbia-ia-cakton-nje-muaj-paraburgim-ish-policit-arbnor-spahiu)
- [![MPJD-ja kërkon sqarime nga Serbia për ndalimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale](https://resources.koha.net/images/2025/January/27/47758347-de27-4c09-b2e6-8f070624ddfc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 qer 2025 MPJD-ja kërkon sqarime nga Serbia për ndalimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale](https://www.koha.net/arberi/mpjd-ja-kerkon-sqarime-nga-serbia-per-ndalimin-e-ish-pjesetarit-te-njesise-speciale)

[Arbëri.]() [Britania i bën thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin](https://www.koha.net/arberi/britania-i-ben-thirrje-serbise-ti-dorezoje-pergjegjesit-per-banjsken-perfshire-radoiciqin)

[Arbëri.]() [Konjufca – Gjuriqit: Serbia i ka vrarë 12 mijë të pafajshëm në vendin tim, asnjë fjalë nga ti](https://www.koha.net/arberi/konjufca-gjuriqit-serbia-i-ka-vrare-12-mije-te-pafajshem-ne-vendim-tim-asnje-fjale-nga-ti)

[Arbëri.]() [“Trumpi dëshiron paqe”, përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Kosova e Serbia të tregojnë përmbajtje](https://www.koha.net/arberi/trumpi-deshiron-paqe-perfaqesuesja-e-shba-se-ne-okb-kosova-e-serbia-te-tregojne-permbajtje)

[Arbëri.]() [Miftaraj: Ligji për Specialen ka probleme, presidentja vepron drejt nëse ia kthen Kuvendit](https://www.koha.net/arberi/miftaraj-ligji-per-specialen-ka-probleme-presidentja-vepron-drejte-nese-ia-kthen-kuvendit)

[Arbëri.]() [Gjuriqi në OKB përmend aktgjykimin e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/gjuriqi-ne-okb-permend-aktgjykimin-e-speciales-ndaj-krereve-te-uck-se)

[Arbëri.]() [Shefi i UNMIK-ut kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin, flet edhe për Specialen](https://www.koha.net/arberi/shefi-i-unmik-ut-ne-okb-flet-per-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"MPJD: Do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar që Spahiu të lirohet sa më parë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/mpjd-do-te-shfrytezohen-gjitha-kanalet-diplomatike-per-te-siguruar-qe-spahiu-te-lirohet-sa-me-pare","datePublished":"2025-06-11T11:56:17+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:05:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":321,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se janë informuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it lidhur me rastin e arrestimit dhe caktimit të pa","url":"https://www.koha.net/arberi/mpjd-do-te-shfrytezohen-gjitha-kanalet-diplomatike-per-te-siguruar-qe-spahiu-te-lirohet-sa-me-pare","keywords":"Arbnor Spahiu, mpjd, arrestimi i arbnor spahiut, Arianit Koci","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/11/096a3a50-98b9-44d2-9c2f-1dacdbe2b92c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
