KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Οι επιλεγμένοι γιατροί δεν ξεκινούν εργασία ούτε μετά από 7 μήνες, περιμένουμε να δημοσιευτούν οι κενές θέσεις

KHUCS

Gjashtë mjekë specialistë të përzgjedhur për Klinikën e Psikiatrisë dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive po presin prej muajsh për të nisur punën, ndërsa SHSKUK-ja thotë se angazhimi i tyre varet nga lirimi i vendeve të punës dhe mundësitë buxhetore. Ndërkohë, njohësi i shëndetësisë e konsideron të pazakontë mënyrën se si është zhvilluar ky proces.

Kanë kaluar shtatë muaj nga shpallja e rezultateve përfundimtare të konkursit për mjekë specialistë në Klinikën e Psikiatrisë dhe atë të Sëmundjeve Infektive, por kandidatët e përzgjedhur ende nuk kanë nisur punën. 

Në konkursin e hapur në nëntor të vitit të kaluar, ishin përzgjedhur katër infektologë dhe dy psikiatër. 
Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kanë thënë se vonesa lidhet me faktin se pozitat për të cilat janë përzgjedhur kandidatët ende nuk janë liruar.  

Sipas SHSKUK-së, punësimi i tyre do të bëhet në varësi të krijimit të vendeve të lira dhe kapaciteteve buxhetore. 

“Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për të filluar punën në përputhje me lirimin e vendeve të punës dhe mundësitë buxhetore të parapara për këto pozita. Këto vende pune janë planifikuar, ndër të tjera, edhe në kuadër të zëvendësimit të vendeve që lirohen gjatë muajve në vijim”, ka bërë të ditur Divizioni për Rekrutim në SHSKUK. 

Por, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga shpallja e rezultateve, SHSKUK-ja ende nuk ka përcaktuar një datë se kur mjekët e rinj mund ta fillojnë punën.

“Andaj, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen brenda vitit, sipas dinamikës së lirimit të vendeve të punës dhe në përputhje me buxhetin e planifikuar për këto pozita. Sa i përket afatit të saktë të fillimit të punës, ai do të përcaktohet në bazë të këtyre rrethanave dhe procedurave administrative përkatëse”, thuhet në përgjigjen e Divizionit për Rekrutim të SHSKUK-së. 

επίσης Λείπει η νταμπραφενίμπη στην Ογκολογία, εκτός Κοσσυφοπεδίου η θεραπεία κοστίζει έως και 1.600 ευρώ Arberi Λείπει η νταμπραφενίμπη στην Ογκολογία, εκτός Κοσσυφοπεδίου η θεραπεία κοστίζει έως και 1.600 ευρώ

Njohësi i çështjeve shëndetësore, Bujar Vitija, e konsideron të pazakontë mënyrën se si është zhvilluar ky proces, duke ngritur pikëpyetje se si është hapur konkursi dhe janë përzgjedhur kandidatët, kur për ta ende nuk ka vende të lira pune.

“Për mua është shumë e çuditshme dhe problematike se si është hapur konkursi pa pasur fare vende të lira të punës. Kjo sigurisht është pasojë e buxhetit dhe mungesës së vendeve të lira dhe të hapura nga Ministria e Financave për QKUK-në. Mirëpo, problematika mbetet se si është hapur ky konkurs dhe si është krijuar kjo listë e pritjes, me çfarë legjislacioni”, ka deklaruar Vitija.

KOHA ka raportuar më herët për kërkesat e drejtuesve të klinikave për shtimin e stafit, të cilët, ndër arsyetimet për listat e gjata të pritjes, kanë përmendur pikërisht mungesën e mjekëve specialistë.