Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deklaroi se Dhomat e Specializuara janë “organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur”. Ajo pati shkruar se vendimi ka të bëjë me “përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.
Mishetiq ka kundërshtuar mënyrën se si Kos e ka cilësuar Specialen, duke thënë se paanshmëria e saj në rastin e Thaçit ende nuk është përcaktuar.
“Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit, kjo ende mbetet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kosit që ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mishetiq, duke shtuar një raport të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit që, siç ka thënë ai, vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues.
Komiteti në raporti pati identifikuar probleme serioze në mbrojtjen e garancive procedurale, veçanërisht në lidhje me të drejtën për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm të Gjykatës Speciale. Mes tjerash pati konstatuar se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.
Komisionerja Kos më 16 shtator pati kërkuar që vendimi i Dhomave të Specializuara për katërshen e UÇK-së të respektohet.
Whether the Kosovo Specialist Chambers has acted impartially in Mr Thaci’s case is yet to be determined. It is not for Marta Kos to prejudge that issue. The Bar Human Rights Committee of England and Wales has questioned the impartiality of the trial judges in the case. You can… https://t.co/9MLsJ37cJp
— Λούκα Μίσετιτς (@MiseticLaw) Σεπτέμβριος 18, 2026