KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Θνητά λείψανα που βρέθηκαν στο Ζούμπιν-Ποτόκ στάλθηκαν για DNA στη Χάγη

ΤΑΦΥΛΟ - ΤΕΡΑΣΤΙΟ - Ζούμπιν - Ποτόκ

Φωτογραφία: Θέση του ομαδικού τάφου στο Kalludër e Vogël

Φωτογραφία: Associated Press

Të paktën 10 mbetje kockore të gjetura nga gërmimet në tri lokacione në Zubin-Potok së fundmi, janë dërguar në laboratorin e ADN-së në Hagë, ndërsa identifikimi përfundimtar pritet të bëhet pas përfundimit të të gjitha ekzaminimeve mjekoligjore.

Autoritetet vizituan gjatë ditës lokacionet në Kalludër dhe Jabukë bashkë me familjarët e “grupit të intelektualëve”, mbetjet mortore të të cilëve dyshohet se ishin në këto lokacione.

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se familjarët tashmë janë më afër së vërtetës dhe drejtësisë, por kërkoi durim deri në përfundimin e të gjitha procedurave.

Hoti tha se procesi i identifikimit përmes ADN-së është i domosdoshëm për të konfirmuar nëse mbetjet mortore u përkasin 23 personave të zhdukur, ndërsa kritikoi Serbinë për, siç tha, mosbashkëpunim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Ende kemi punë shumë, sepse fatkeqësisht kemi punë me një shtet që ka mendësi kriminale. Nuk është që e ka pasur në vitet '90 vetëm, por e ka edhe sot. Shteti serb, ju siç e dini edhe sot, mos të shkojmë më larg se sot, po tentojnë të varrosin me nderime të larta shtetërore kryekriminelin serb që ka bërë krime në Bosnje Hercegovina, Mlladiq. Kjo nënkupton që ata ende sot e kanë një mendësi të tillë kriminale. Ata nuk e pranojnë as fajin, as krimet që i kanë bërë, as gjenocidin që e kanë bërë ndaj neve dhe Bosnjës e Kroacisë. Ende sot kanë të njëjtën mendësi. Prandaj ne e kemi goxha të vështirë përballjen me ta edhe në raport me fatin e personave të zhdukur. E dini që disa vite kemi marrë pjesë në bisedime në Bruksel edhe siç shihni në vende të tjera, por informacionet që ata duhet t'i japin, të cilat i kanë, të cilat ne po vazhdojmë me iu kërku përmes arkivave të tyre të klasifikuara, vazhdojnë me i mbajtë të hekurta në sirtarët e tyre dhe jo t'i shpërndajnë apo t'i japin për të zbardhur më tutje fatin e personave të zhdukur”, deklaroi ai.

Prokurorja Florije Shamolli tha se rastin e 23 personave të zhdukur është duke e trajtuar prej shtatë vitesh dhe se provat e mbledhura deri tani i çojnë hetimet drejt tyre, por identifikimi nuk mund të konfirmohet pa rezultatet e ADN-së.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, tha se zbulimi i varrezave masive është rezultat i një pune disavjeçare të institucioneve të Kosovës.

Ndërsa, shefi i Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Florim Elshani, tha se hetimet për këtë rast janë intensifikuar nga viti 2024.

Valon Hyseni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore tha se pas evidentimit të tri lokacioneve, procesi tashmë ka kaluar në fazën e ekzaminimit dhe identifikimit.

“Sigurisht që përfundimi i lokacionit nuk është fundi i kësaj pune. Pra, këtu fillon puna më e madhe e cila tash do të bëhet në laboratorin për Mjekësi Ligjore, ku ka filluar ekzaminimi i këtyre mbetjeve mortore dhe ku ka filluar edhe marrja e mostrave dhe dërgimi i tyre për analizat e ADN-së. Deri tash mund t'ju konfirmoj që kemi çuar të paktën 10 mbetje kockore pra, në laboratorin e ADN-së në Hagë dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para dhe tek atëherë mund të flasim se për kë bëhet fjalë”, tha Hyseni.

Anëtari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, dha detaje për tri lokacionet dhe numrin e mbetjeve mortore të gjetura.

“Lokacioni aktual ose vendi ku gjendemi aktualisht është lokacioni i parë i varrit masiv, meqë siç u potencua edhe nga kolegët janë edhe dy lokacione të tjera, pra dy varre masive në këtë zonë. Lokacioni i tretë i varrit masiv bie diçka 300 metra, po, distancë nga lokacioni aktual. Ndërsa lokacioni i dytë i varrit masiv bie të jetë diku rreth 1 kilometër distancë, flas gjithmonë me vijë ajrore, pra përkatësisht në fshatin Jabukë. Këtë lokacion, siç u potencua edhe nga kolegët edhe nga kolegët e policisë, po edhe kolegët e komisionit po edhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe siç e kemi bërë publike edhe në komunikimin që kemi pasur me media, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të 13 personave ose të paktën minimumi 13 individëve. Po e them gjithmonë të paktën si minimumi, meqë zyrtarisht do të përcaktohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në kuptim të ekzaminimit mjekoligjor dhe në kuptim të identifikimit përmes analizave të ADN-së”, tha Gara.

Procesi i gërmimet në dy fshatrat në Zubin Potok nisi më 28 korrik 2026.

Επί του παρόντος, τρία άτομα, οι JR, MJ και MB, διερευνώνται σε σχέση με την υπόθεση αυτή ως ύποπτα για διάπραξη του ποινικού αδικήματος των «εγκλημάτων πολέμου κατά του άμαχου πληθυσμού» και βρίσκονται προφυλακισμένα.

Në Kosovë konsiderohen të zhdukur edhe rreth 1 mijë e 560 persona nga lufta e fundit.