Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme t’u ofrojë mbështetje Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme.
Maqedonci ka thënë se ua ka përcjellë homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve, gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të ofruar ndihmë me kapacitetet që ka në dispozicion.
“Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai theksoi se në situata të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi marrin rëndësi të veçantë.
“Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”, u shpreh Maqedonci.
Në Ulqin gjatë ditës së djeshme është raportuar për zona të ndryshme që janë përfshirë nga zjarri, ashtu si edhe në Elbasan e Krujë.
-
Πώς χρησιμοποιήθηκαν ο εκβιασμός, η εδαφική διαίρεση και η σταθεροκρατία εις βάρος της χώρας...
-
«Η Αμερική σου υπάρχει παντού, αλλά όχι στην εξουσία»
-
Συνελήφθη δικαστής, ύποπτος για κατάχρηση καθήκοντος
-
Εξαρθρώνεται η «συμμορία Krasniqi» που επιβλήθηκε από τη Βρετανία κυρώσεις για λαθρεμπόριο ανθρώπων
-
Ο Κούρτι χαιρετίζει τη στάση του Αμπντιτζίκου και προσκαλεί το PDK και τη Συμμαχία για Συναινετικό Πρόεδρο