---
description: Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe, lidhur me nënkryetarin e Kuvendit, dëshmon mungesë serioze konsis
title: "LVV: Po formësohet një pol pushteti paralel nga sovrani, Kushtetuesja ka tejkaluar rolin e vet"
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/25/f802348b-176b-4956-882c-c35a7a29dd69.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# LVV: Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar rolin e saj

![Albin Kurti](https://resources.koha.net/images/2025/December/25/f802348b-176b-4956-882c-c35a7a29dd69.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 shkurt 2026 18:55
- Shpërndaje në:

- 4 shkurt 2026 18:55
- Shpërndaje në:

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe, lidhur me nënkryetarin e Kuvendit, dëshmon mungesë serioze konsistence të gjykatës. 

Përmes një reagimi, kjo parti ka shprehur se Kushtetuesja e ka ndryshuar qëndrimin e vet brenda katër muajve për të njëjtën çështje kushtetuese. 

Sipas këtij subjekti, Gjykata po krijon në praktikë një të drejtë vetoje për një subjekt konkret, Listën Serbe. 

“Një gjykatë kushtetuese që ndryshon qëndrimin për çështje identike kushtetuese, pa asnjë ndryshim normativ, faktik apo sistemik, cenon jo vetëm parimin e parashikueshmërisë të së drejtës, por edhe besimin e qytetarëve në koherencën e rendit kushtetues. Një ndryshim i tillë nuk mund të justifikohet si zhvillim i jurisprudencës, pasi mungon elementi thelbësor i tij evolucioni i rrethanave normative ose shoqërore. Në këto kushte, ndryshimi i qëndrimit merr karakterin e një përdorimi formal të kompetencës gjyqësore për të prodhuar një rezultat të ri normativ, çka përbën formë klasike të abus de droit”, thuhet në reagim.

Sipas LVV-së, Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar rolin kushtetues. 

[Edhe ![Rrustemi: Aktgjykimi i Kushtetueses i dha të drejtë Listës Serbe ta bllokojë Kuvendin](https://resources.koha.net/images/2026/February/05/5557867e-98a6-42d8-9d84-e976c4336675.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 shk 2026 Rrustemi: Aktgjykimi i Kushtetueses i dha të drejtë Listës Serbe ta bllokojë Kuvendin](https://www.koha.net/arberi/rrustemi-aktgjykimi-i-kushtetueses-i-dha-te-drejte-listes-serbe-ta-bllokoje-kuvendin)

“Gjykata Kushtetuese nuk ka rol kontrollues mbi legjislativin, as rol arbitri politik. Ajo ka vetëm një rol: autoritetin përfundimtar në interpretimin e çështjeve kushtetuese. Ky autoritet nuk i jep mandat të krijojë norma të reja, të shpikë kritere përfaqësimi apo të vendosë kushte që Kushtetuta nuk i njeh. Gjykata aktuale Kushtetuese është duke bërë hermeneutikë të teksteve të veta. Kur Gjykata Kushtetuese bëhet autoreferenciale, ajo kalon jashtë kufijve kushtetues”, thotë më tej në reagim. 

Vetëvendosje ka deklaruar tutje se duke zgjeruar kompetencat e saj “qëllimisht po formësohet një pol pushteti paralel dhe i padukshëm nga sovrani, i cili shfaqet sa herë demokracia fillon të marrë hov dhe jeta realpolitike prodhon kontradikta”. 

“Dhjetra ligje reformuese e me interes për vendin Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar, e pastaj shfuqizuar pjesërisht ose në tërësi shumicën prej tyre. Kjo luftë e tyre ndaj Qeverisë po bën aq shumë dëme: nga rrëzimi i Ligjit për çmime tavan për produktet bazë e deri te bllokimi tash e 770 ditë i Ligjit për Fondin Sovran të Kosovës”, thuhet në reagim. 

Më tutje ka arsyetuar se Kushtetuta e thotë se “nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb zgjidhjet nga radhët e deputetëve të komunitetit serb dhe me shumicën e votave të Kuvendit”, dhe duke theksuar më tej në arsyetim se çdo kriter shtesë është krijim norme, jo interpretim. 

Ndërkohë, LVV-ja ka shtuar se Kushtetuesja po e bën të kundërtën e asaj që thuhet në Propozimin e Ahtisarit, duke theksuar se dispozitat e tij “njohin përfaqësimin e komuniteteve, jo dominimin e një subjekti politik mbi institucionet”. 

“Gjykata Kushtetuese po dëshiron të kapërcejë ekipin negociator të vitit 2006 dhe Ahtisaarin në 2007”.

Ndërkaq, shpreh më tej se Kushtetutën gjykata e ka shndërruar “në materie diskutimi dhe tkurrjeje, jo zbatimi”. 

[Edhe ![LVV-ja i kërkoi Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe](https://resources.koha.net/images/2024/February/12/kushtetuese1707768474.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 sht 2025 LVV-ja i kërkoi Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe](https://www.koha.net/arberi/lvv-ja-i-kerkoi-kushtetueses-ta-shpalle-te-papranueshme-kerkesen-e-listes-serbe)

“Çdo interpretim që e sakrifikon këtë funksionalitet për hir të një subjekti politik, i cili për më keq s’e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, nuk e mbron rendin kushtetues dhe e dëmton atë. Sipas Kushtetutës ne jemi shoqëri multietnike, jo shtet multietnik, sepse jemi Republikë demokratike e parlamentare dhe jo federatë a konfederatë. Këtë nuk mundet ta ndërrojë asnjë gjykata, as kjo kushtetuesja”, thuhet në përfundim të reagimit të LVV-së.

 

[#lvv](https://www.koha.net/tag/lvv)

Artikuj të ngjashëm

- [![LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe](https://resources.koha.net/images/2025/September/10/52550da1-3f49-4f3c-88e6-0c03c1137f8b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 10 sht 2025 LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/lvv-ja-i-kerkon-kushtetueses-ta-shpalle-te-papranueshme-kerkesen-e-listes-serbe)
- [![Vetëvendosja akuzon Kushtetuesen se po mban anë: Ka sfiduar vullnetin popullor](https://resources.koha.net/images/2025/January/31/b8092a62-8d4a-4c6a-86d4-e518031f476d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 gus 2025 Vetëvendosja akuzon Kushtetuesen se po mban anë: Ka sfiduar vullnetin popullor](https://www.koha.net/arberi/vetevendosja-akuzon-kushtetuesen-se-po-mban-ane-ka-sfiduar-vullnetin-popullor-1)
- [![Vetëvendosja akuzon Kushtetuesen se po mban anë: Ka sfiduar vullnetin popullor](https://resources.koha.net/images/2025/August/08/ec10b3f0-c70f-4349-8552-b488cbc5961d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 gus 2025 Vetëvendosja akuzon Kushtetuesen se po mban anë: Ka sfiduar vullnetin popullor](https://www.koha.net/arberi/vetevendosja-akuzon-kushtetuesen-se-po-mban-ane-ka-sfiduar-vullnetin-popullor)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"LVV: Po formësohet një pol pushteti paralel nga sovrani, Kushtetuesja ka tejkaluar rolin e vet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/lvv-po-formesohet-nje-pol-pushteti-paralel-nga-sovrani-kushtetuesja-ka-tejkaluar-rolin-e-vet","datePublished":"2026-02-04T18:55:58+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:15:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":609,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe, lidhur me nënkryetarin e Kuvendit, dëshmon mungesë serioze konsis","url":"https://www.koha.net/arberi/lvv-po-formesohet-nje-pol-pushteti-paralel-nga-sovrani-kushtetuesja-ka-tejkaluar-rolin-e-vet","keywords":"lvv","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/25/f802348b-176b-4956-882c-c35a7a29dd69.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
