---
description: Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, s’mund ta barazojë shkakun dhe pasojën pasi kjo nuk nd
title: "Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën"
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/22/af7e954a-4ee8-4593-aed2-42970389abf2.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën

![Bedri Hamza \& Ramiz Lladrovci](https://resources.koha.net/images/2025/November/22/af7e954a-4ee8-4593-aed2-42970389abf2.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 22 nëntor 2025 13:30
- Shpërndaje në:

* 22 nëntor 2025 13:30
* Shpërndaje në:

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, s’mund ta barazojë shkakun dhe pasojën pasi kjo nuk ndihmon në zhvillimin e partisë.

Një ditë më parë, Hamza mbajti konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, duke theksuar se [askush nuk e ka përjashtuar Lladrovcin nga partia dhe që me të synojnë ta maksimalizojnë votën në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.](https://www.koha.net/arberi/hamza-askush-se-ka-perjashtuar-lladrovcin)

Por në një shkrim në Facebook, Lladrovci u shpreh se disa eksponentë të PDK-së po tentojnë të paraqesin disfatën si fitore. Ai ka theksuar se mjegulla rreth kësaj komune nuk po hiqet, pavarësisht deklarimeve të kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza.

Lladrovci theksoi se kushti i fitores për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë është uniteti.

“Përkundër deklarimeve të mija, të qarta si rrezja e diellit, mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet. Për fat të keq, nga disa eksponentë, gjendja po promovohet normale dhe disfata po paraqitet fitore”, ka shkruar ai.

Ai u shpreh kritik për përpjekjet e Hamzës për të barazuar shkakun me pasojën, duke shtuar se kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë apo degën.

“Mësimi nga Drenasi, siç shihet, nuk pati efekt. Reflektimet në opinion nga ndonjë eksponent i lodhtë me ligjërata koti, apo nga Hamza që synon të barazoj shkakun dhe pasojën, nuk ndihmojnë zhvillimin e partisë”, ka shkruar ai.

[Edhe ![Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK](https://resources.koha.net/images/2025/November/24/0b36288d-38cd-4347-a6bd-81aadccc30cf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 nën 2025 Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK](https://www.koha.net/arberi/hamza-publikon-foto-me-lladrovcin-ka-qene-eshte-dhe-mbetet-pdk)

Lladrovci thekson se PDK-ja duhet të reformojë qasjen dhe metodat e veprimit politik dhe organizativ, duke i shërbyer “gjuhës së fitimtarëve me vizion, pa kushte dhe pa hile”.

“Shkurtpamësinë politike do larguar nga partia e krijuar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes, duke përfaqësuar breza të tërë me përkushtim atdhetar, për Kosovën shtet me vlera euro-atlantike. Ndryshe, keqbërësit e bedelët politikë do të mbesin shenjë dalluese e partisë shteformuese dhe shtetndërtuese”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci.

Lladrovci i fitoi zgjedhjet lokale në Drenas me iniciativë të vetën, pasi PDK-ja vendosi të kandidonte me Petrit Hajdarin. 

[#Bedri Hamza](https://www.koha.net/tag/bedri-hamza) [#Ramiz Lladrovci](https://www.koha.net/tag/ramiz-lladrovci) [#pdk](https://www.koha.net/tag/pdk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hamza: Askush s’e ka përjashtuar Lladrovcin](https://resources.koha.net/images/2025/November/21/a813b523-77a3-40c9-9da8-896a9aa55fa1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 nën 2025 Hamza: Askush s’e ka përjashtuar Lladrovcin](https://www.koha.net/arberi/hamza-askush-se-ka-perjashtuar-lladrovcin)
- [![Lladrovci e përshëndet dorëheqjen e Krasniqit: Të jesh lider i PDK-së do të thotë të jesh përbashkues](https://resources.koha.net/images/2025/September/30/45e9e034-e7a0-4588-80b7-3cd35fad45e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 nën 2025 Lladrovci e përshëndet dorëheqjen e Krasniqit: Të jesh lider i PDK-së do të thotë të jesh përbashkues](https://www.koha.net/arberi/lladrovci-e-pershendet-doreheqjen-e-krasniqit-te-jesh-lider-i-pdk-se-do-te-thote-te-jesh-perbashkues)
- [![Lladrovci: Memli Krasniqi është dashur të japë dorëheqje](https://resources.koha.net/images/2025/September/28/19861565-893d-45d5-a8d8-4a04bd8f2f97.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 15 tet 2025 Lladrovci: Memli Krasniqi është dashur të japë dorëheqje](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/lladrovci-memli-krasniqi-eshte-dashur-te-jap-doreheqje)
- [![Hamza: Kam shpresuar se pas 16 shtatorit pozitën t’ua dorëzoja liderëve tanë](https://resources.koha.net/images/2026/October/21/50cff322-278d-4362-864d-0111adcbf727.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 tet 2026 Hamza: Kam shpresuar se pas 16 shtatorit pozitën t’ua dorëzoja liderëve tanë](https://www.koha.net/arberi/hamza-kam-shpresuar-se-pas-16-shtatorit-poziten-tua-dorezoja-lidereve-tane)

[Botë.]() [31 të vdekur në Egjipt pas aksidentimit të cisternës me naftë](https://www.koha.net/bote/31-te-vdekur-ne-egjipt-pas-aksidentimit-te-cisternes-me-naft)

[Arbëri.]() [Palokaj për rezolutën e Vukovarit: S’mund të ndalet Evropa pse dikush ka fituar zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/palokaj-per-rezoluten-e-vukovarit-smund-te-ndalet-evropa-pse-dikush-ka-fituar-zgjedhjet-ne-serbi)

[Futboll.]() [Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA](https://www.koha.net/futboll/muriqi-vleresohet-me-i-miri-nga-uefa)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-mbrojtja-e-vajzave-dhe-grave-kerkon-angazhim-te-perditshem-dhe-pergjegjesi-te-perbashket)

[Futboll.]() [Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-shume-mungesa-befasohet-nga-lille)

[Futboll.]() [Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions](https://www.koha.net/futboll/muriqi-ia-siguron-fenerbahces-fitoren-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/lladrovci-kritikon-hamzen-smund-ta-barazoni-shkakun-dhe-pasojen","datePublished":"2025-11-22T13:30:16+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:40:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":363,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, s’mund ta barazojë shkakun dhe pasojën pasi kjo nuk nd","url":"https://www.koha.net/arberi/lladrovci-kritikon-hamzen-smund-ta-barazoni-shkakun-dhe-pasojen","keywords":"Bedri Hamza, Ramiz Lladrovci, pdk","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/22/af7e954a-4ee8-4593-aed2-42970389abf2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
