KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

ΖΩΝΤΑΝΑ: Πώς επιτεύχθηκε η συμφωνία για τον πρόεδρο;

άνεση

Molliqaj: Το PDK και το LDK υπάρχουν μόνο για να εκλέξουν τον Κούρτι ως πρόεδρο

1 λεπτά. πριν / 7 Οκτ 2026 20:42
molligay

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin për kapje të institucioneve, ndërkohë që partitë opozitare – PDK e LDK – ka thënë se i shërbejnë Kurtit. 

Ai ka theksuar se zgjedhja e presidentit të martën vonë ishte rezultat i planifikuar i Kurtit duke shtuar se ky i fundit do institucione “port i do sipas kushteve të veta”. 

“Ishte rezultat i planifikuar i Albin Kurtit, dorëzim i partive opozitare. PDK dhe LDK ekzistojnë vetëm për dy arsye, njëra është t’ia zgjedhin presidentin Kurtit dhe e dyta sa me e plotësu atë kushtin formal me ekzistu opozita”, ka thënë ai në “Konfront”. 

Molliqaj ka thënë se presidentja e zgjedhur është “e dobishme për çka i vyen Kurtit”, teksa shtoi se kryeministri po merr “gjithçka në kontroll”. 

“Kosova e ka rrumbullakuar ciklin parafinal të kapjes së të gjitha institucioneve. U kry ky cikël. Cikli i fundit është gushti i vitit të ardhshëm ku disa gjyqtarë të Kushtetueses e përfundojnë mandatin, por është i parëndësishëm më. Në rastin e Gjykatës Kushtetuese Kurti tash ka gjithçka në kontroll. Ja do të mbesim pa gjykatë, ja do t’i zgjedhë gjyqtarët qysh ai do”.