KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Το «Η Ελευθερία Έχει Όνομα» ανοίγει το εθνικό συνέδριο «Ο Αγώνας για τον UCK»

σαν

Në prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ka nisur konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”, e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka emër”.

Hapja e konferencës është bërë nga përfaqësuesja e kësaj platforme, Eliza Hoxha, e cila tha se për 6 vjet ky proces ka qenë pjesë e pandashme e vëmendjes publike në Kosovë.

“Kjo konferencë vjen si moment për ta nisur një dialog të brendshëm për në vlerat tona të vërteta, për historinë tonë, për pikat tona të përbashkëta edhe nëse nuk pajtohemi, por aty duhet të jenë aty për t’i vlerësuar dhe adresuar”, tha ajo.

Konferenca përmes tri paneleve të diskutimit synon të rikthejë vëmendjen te narrativa që procesi gjyqësor në Hagë ka pasur për historinë e vendit, kujtesën kolektive të popullit të Kosovës dhe për luftën e UÇK-së.

Ndërkaq sot janë duke vazhduar fjalët përmbyllëse kundër administrimit të drejtësisë.