KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Λένε: Δεν κρίναμε σωστά την κατάσταση για το Κοσσυφοπέδιο, περιμέναμε η πρόταση Αχτισάαρι να εγκριθεί στον ΟΗΕ

πλάτη

Ish-diplomati austriak Stefan Lehne ka thënë se bashkësia ndërkombëtare e kishte gjykuar gabim situatën gjatë procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, pasi kishte pritur që propozimi i Martti Ahtisaarit të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Σε συνομιλία με τον δημοσιογράφο Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Lehne ka thënë se që nga fillimi ishte e qartë se nuk kishte gjasa për një marrëveshje mes palëve, por se shpresat ishin përqendruar te propozimi i Ahtisaarit dhe miratimi i tij në OKB.

“Prisnim që në fund të kishte një propozim shumë të mirë nga Martti Ahtisaari, i cili në njëfarë mënyre do të miratohej nga Këshilli i Sigurimit. Dhe me këtë miratim të Këshillit të Sigurimit, ky do të ishte një sinjal shumë i fuqishëm për pothuajse të gjithë që ta pranonin rezultatin”, ka thënë Lehne.
I pyetur nga Surroi për mbështetjen që Ahtisaari priste nga Rusia, Lehne ka thënë se ekipi i tyre kishte edhe përfaqësues rusë dhe se fillimisht ekzistonte përshtypja se Moska po bashkëpunonte, pasi palët kishin pritshmëri të përbashkëta për rezultatin e procesit.

Megjithatë, sipas tij, nga mesi i viteve 2000, marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit nisën të përkeqësoheshin gradualisht, derisa presidenti rus Vladimir Putin vendosi të mos vazhdonte më me atë qasje.

“U gjendëm në një situatë shumë më të vështirë, e cila përfundimisht çoi te shpallja e pavarësisë dhe njohja nga shumë shtete, por jo nga të gjitha shtetet”, ka deklaruar Lehne.
Lehne ishte edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian në procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga Martti Ahtisaari.


 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Στέφαν Λένε

Ο Stefan Lehne στο POINT με Veton Surroin