KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Κούρτι: Η σημασία του αυτοκινητόδρομου Σκοπίων-Μπλάτιε υπερβαίνει τις υποδομές

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar përtej infrastrukturës rëndësinë e autostradës Shkup-Bllacë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës, u hodhën themelet e pjesës së dytë të autostradës që e afron Shkupin me Prishtinën.

E në ceremoni, Kurti ka thënë se me këtë rrugë forcohet lidhja infrastrukturore dhe më shumë, mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu bashkë me juve, në këtë moment kur po hedhen themelet e një lidhjeje të re dhe moderne midis dy vendeve tona. Autostrada Shkup-Bllacë me pesë tunele, tetë ura e katër galeri, do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por, rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës. Përveç se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona. Ne jemi dy shtete që kanë qarkullim të lartë të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Familjet, studentët, punëtorët, profesionistët dhe bizneset tona lëvizin çdo ditë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vetëm përmes pikës doganore në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, apo rreth 150 maune në ditë. Prandaj, çdo kilometër i ri rrugë që na afron është investim në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve”, ka deklaruar Kurti në ceremoni.

Ai ka thënë se me autostradën në anën e Maqedonisë, qarkullimi do të bëhet më i shpejtë, më i sigurt e më efikas. Po ashtu, ai ka thënë se edhe bizneseve do t’u jepet mundësi më e madhe për t’i lëvizur mallrat, për t’i zgjeruar tregjet dhe për të krijuar partneritete të reja.

Kurti ka thënë se në Kosovë po punohet për lidhje më të mirë infrastrukturore me vendet fqinje dhe me korridoret evropiane. Projektin e nisur sot ai e ka cilësuar si dëshmi të këtij vizioni.

“Kjo autostradë është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe e lidhjes strategjike që përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane. Këtij vizioni i përket edhe Linja 10 hekurudhore, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, e gjithashtu, këtij vizioni i përket edhe projekti Prizren-Tetovë përmes tunelit, të cilin po e realizojmë gjithashtu bashkërisht. Këto projekte janë ura gjigande të zhvillimit, të bashkëpunimit dhe të afrimit mes qytetarëve tanë. Prandaj, është shumë domethënëse që sot po nisë realizimi i këtij projekti, që është premtuar për shumë vite dhe që ka rëndësi kaq të madhe për të dyja vendet tona dhe qytetarët tanë”, ka deklaruar Kurti.

επίσης Έρευνα OKA: Μόνο οι μισοί μαθητές θεωρούν τα σχολεία ασφαλή Arberi Έρευνα OKA: Μόνο οι μισοί μαθητές θεωρούν τα σχολεία ασφαλή

Ai në veçanti ka falënderuar koalicionin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Projekti i nisur sot parasheh ndërtimin e autostradës në gjatësi 10.5 kilometra. Autostrada do t’i ketë pesë tunele. Për ta realizuar këtë, Maqedonia ka siguruar kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Projekti pritet të përfundojë për katër vjet.

Kosova veçse e ka të përfunduar autostradën “Arbën Xhaferi” nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë.