KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Κούρτι για τις τιμές που αποδίδει η Σερβία στον Μλάντιτς: Είναι δύσκολο να μιλήσεις σε αυτή την κοινωνία για την αντιμετώπιση του παρελθόντος

Albin Kurti

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është e vështirë të flitet me Serbinë për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politika që ka prodhuar krime lufte, kur ky shtet e glorifikon një kriminel lufte si Ratko Mlladiq.

Gjatë një tryeze shkencore të organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” për rolin e elitave intelektuale serbe dhe ndikimin e ideologjisë nacionaliste në zhvillimet që pasuan në ish-Jugoosllavi, Kurti ka komentuar për pritjen me nderime të larta që ia bëri Serbia trupit të Mlladiqit që vdiq në Hagë, si i dënuar për gjenocid në Bosnjë.

“Ekziston një paradoks i madh te fqinji ynë verior. Trupi i pajetë i kriminelit Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, po pritet me nderime të larta shtetërore nga ish-ministri i Millosheviqit, tash president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga protagonisti i gjuetisë me njerëz në Sarajevën e rrethuar në Bosnje, tash i njohur si “Sarajevo Safari”, Aleksandar Vuçiq me nderime të larta shtetërore pret kryerësin e krimit në Bosnjë, Ratko Mladiq, tash i ndjerë pasi që vdiq në burg në Hagë. Nga ai që përveç tjerash tha se për një serb të vrarë do të vriten 100 muslimanë boshnjakë, vetëm një javë pas Masakrës së Srebrenicës. Ky është edhe një shembull i qartë i mënyrës së si në Serbi glorifikohet figura e njërit prej përgjegjësve kryesorë për krimet më të rënda të luftës në Bosnje. Kur një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluar, pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime’’, ka thënë ai.

Trupi i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, që vdiq më 27 gusht në burgun e Hagës, është pritur me nderime të larta ushtarake në Beograd të enjten. Veprimi është dënuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi.