---
description: Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se masat për ndalimin e mallrave serbe kane qenë masa të sigurisë dhe jo tregtare.Në adresimin për media që pati të hënën
title: "Kurti për mallrat serbe: Ndryshim i masës i mjaftueshëm që në CEFTA e Proces të Berlinit të kemi sukses"
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/07/656cc945-553a-4b7e-b811-8161b6b7f31e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kurti për mallrat serbe: Ndryshim i masës i mjaftueshëm që në CEFTA e Proces të Berlinit të kemi sukses

![mallrat serbe](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/656cc945-553a-4b7e-b811-8161b6b7f31e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 tetor 2024 14:32
- Shpërndaje në:

- 7 tetor 2024 14:32
- Shpërndaje në:

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se besojnë që ndryshimi i masës së sigurisë për mallrat serbe, do të jetë i mjaftueshëm që vendi të ketë sukses në CEFTA dhe në Proces të Berlinit. 

“Ne besojmë se ndryshimi i masës që e bëjmë është i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA dhe të hënën në Proces të Berlinit të kemi sukses të plotë...Jemi përcaktuar për Merdarën për shkak se aty është hapësira më e gjerë dhe terminali doganor është vetëm 300 metra larg nga vendkalimi kufitar. Nëse do të kishim një vendkalim tjetër kufitar atëherë terminali doganor do të ishte shumë më e largët. Mandej është e vështirë të kontrollosh se çka ndodh për një maune kur e kalon kufirin dhe vjen në terminalin doganor”, ka deklaruar ai kur është pyetur se a është koordinuar vendimi për ndryshim të masës së sigurisë për mallërat serbe me Gjermaninë. 

Ai ka thënë se masat për ndalimin e mallrave serbe kanë qenë masa të sigurisë dhe jo tregtare.  
Në adresimin për media që pati të hënën bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti ka thënë se ndryshimi i masës ka filluar me një pikë kufitare, për të vazhduar më pas edhe me pikat tjera.   
“Sot paradite ministri i Punëve të Brendshme i ka shkruar drejtorit të doganave që në njërën nga pikat kufitare, Kosova e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi deri te kontrolli i shtuar derisa të na vijnë skanerët. Kur të vijnë skanerët, vendoset për të gjitha pikat kufitare. Në 7 ditët në vijim i kemi dy zhvillime të ndryshme pasnesër është mbledhja e CEFTA, ndërsa sot një javë është në Procesin e Berlinit. Masat tona nuk kanë qenë dhe nuk janë asnjëherë tregtare, janë masa të sigurisë. Ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë, asnjëherë masa tregtare. Në njërën prej pikave tregtare po e bëjmë këtë ndryshim të masës”, ka thënë Kurti. 

Ai ka shtuar se janë përcaktuar në pikëkalimin kufitar në Merdar për shkak se “aty është hapësira më e gjerë dhe terminali doganor është vetëm 300 metra më larg, sa më e shkurtër kjo distancë aq më kollaj për doganierët”, ka thënë ai. 

Ndërsa, për përfaqësimin e vendit në CEFTA, Kurti ka thënë se pritjet e tij janë që të përfaqësohen si Kosovë.  
 

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#masat e sigurisë](https://www.koha.net/tag/masat-e-sigurise) [#mallrat serbe](https://www.koha.net/tag/mallrat-serbe)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kosova plotëson pjesërisht kushtin për pjesëmarrjen në CEFTA e Procesin e Berlinit](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/fc7b1af9-f6bd-4958-af44-25fb1a1afa5a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 7 tet 2024 Kosova plotëson pjesërisht kushtin për pjesëmarrjen në CEFTA e Procesin e Berlinit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kosova-ploteson-pjeserisht-kushtin-per-pjesemarrjen-ne-cefta-e-procesin-e-berlinit)
- [![Franca mirëpret ndryshimin e masës për mallrat serbe](https://resources.koha.net/images/2023/April/04/Kurti-Guerot1680622685.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 tet 2024 Franca mirëpret ndryshimin e masës për mallrat serbe](https://www.koha.net/arberi/franca-mirepret-ndryshimin-e-mases-per-mallrat-serbe)
- [![Nis hyrja e mallrave serbe në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2024/October/08/270ccbe6-69c3-4096-a355-fb9105a965c2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 tet 2024 Nis hyrja e mallrave serbe në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/nis-hyrja-e-mallrave-serbe-ne-kosove)
- [![Gjermania mbështet Kosovën për hapjen e pikës kufitare për mallrat serbe](https://resources.koha.net/images/2024/June/03/3370e38f-84f1-4d98-b99c-9b13870bea22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2024 Gjermania mbështet Kosovën për hapjen e pikës kufitare për mallrat serbe](https://www.koha.net/arberi/gjermania-mbeshtet-kosoven-per-hapjen-e-pikes-kufitare-per-mallrat-serbe)
- [![Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/cdd05bdd-176f-42f6-8785-fa07c687ee15.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2024 Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe](https://www.koha.net/arberi/qeveria-ndryshon-masen-e-sigurise-ndaj-produkteve-serbe)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti për mallrat serbe: Ndryshim i masës i mjaftueshëm që në CEFTA e Proces të Berlinit të kemi sukses","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kurti-per-mallrat-serbe-ndryshim-i-mases-i-mjaftueshem-qe-ne-cefta-e-proces-te-berlinit-te-kemi-sukses","datePublished":"2024-10-07T14:32:35+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":442,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se masat për ndalimin e mallrave serbe kane qenë masa të sigurisë dhe jo tregtare.Në adresimin për media që pati të hënën","url":"https://www.koha.net/arberi/kurti-per-mallrat-serbe-ndryshim-i-mases-i-mjaftueshem-qe-ne-cefta-e-proces-te-berlinit-te-kemi-sukses","keywords":"Albin Kurti, masat e sigurisë, mallrat serbe","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/07/656cc945-553a-4b7e-b811-8161b6b7f31e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
