KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Κριεζίου: Οι 6 βουλευτές του LDK δεν ονομάζονται από τον Μπεκίμ Σεϊντίου, αλλά από τον Κούρτι

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se 6 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që janë deklaruar kundër kandidaturës së Bekim Sjediut për president, nuk janë kundër tij, por kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurti. 

Ajo ka thënë se për ta nuk është problemi emri i presidentit. 

“Nuk mendoj që këta janë tërhequr sepse nuk janë dakord që të mbështetet zotëri Bekim Sejdiu, unë mendoj që këta janë tërhequr sepse këta nuk duan që në asnjë mënyrë të ketë një qeveri me në krye kryeministrin Kurti”, është shprehur Kryeziu-Hyseni në një intervistë në emisionin “Interkativ” të KTV-së.

Ajo ka thënë se 6 deputetët e LDK-së që janë kundër Sejdiut, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Kujtim Shala, Armend Zemaj e Janina Ymeri, janë pakicë në LDK dhe se shumica e Anëtarësisë e mbështet marrëveshjen me VV-në për presidentin. 

“Ata janë tërhequr për ta pamundësuar zgjedhjen e presidentit dhe rrjedhimisht për ta quar vendin në një proces të ri zgjedhore”, është shprehur Kryeziu-Hyseni. 

Ajo ka theksuar se Kurti ka provuar që të takohet edhe me udhëheqësit e PDK-së e Aleancës, por se ata nuk kanë pranuar të përfshihen në një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Megjithëkëtë ajo ka thënë se VV-ja do të bëjë përpjekje maksimale, siç është shprehur, deri në minutën e fundit, për të gjetur mundësinë që presidenti i ri të zgjidhet. 

“Sigurisht që numrat duhet të kërkohen në mesin e deputetëve dhe nuk mund të drejtohet gishti vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, siç po e bëjnë AAK, PDK, plus këta 6 deputetë që i janë bashkuar këtij grupi të deputetëve që refuzojnë të marrin pjesë në çështjen e zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni, duke shtuar se kjo është përgjegjësi e secilit pa dallim.  

Ajo ka deklaruar se do të besojë që do të gjinden edhe 6 deputetë në mesin e partive opozitare që do të votojnë për zgjedhjen e presidentit.

“Dua të besoj, dua të mbajë shpresë, që deri në minutën e fundit, të paktën 6 deputetë do të reflektojnë, sepse është situatë e jashtëzakonshme, shumë serioze, muaji shtator është muaji i cili do të na përcjellë me procese shumë të rëndësishme për vendin dhe besoj që është tepër keq që Kosova të mbetet pa institucione me mandat të plotë”, ka theksuar Kryeziu-Hyseni.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku të martën pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se 6 prej 18 deputetëve të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. 

Abdixhiku dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti janë takuar të mërkurën pasdite për të diskutuar, siç kanë thënë, zhvillimet që pasuan pas pajtueshmërisë për kandidatin për president. Abdixhiku ka folur shkurt pas takimit, ndërsa më herët në një postim ka kritikuar gjashtë kolegët që kanë thënë se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun, e që sipas tij ishte në fakt kandidat i propozuar nga LDK-ja. Ai ka ironizuar me arsyetimin e tyre se do të jemi opozitë, duke thënë se ky ka qenë qëndrim edhe i LDK-së.

Me votat e 74 deputetëve që besohet se janë në favor të zgjedhjes së Bekim Sejdiut president, nuk mund të evitohen zgjedhjet e reja të parakohshme.