Drejtori i Kolegjit Tempulli, Muhamed Krasniqi, ka thënë se janë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit të aksidenteve dhe mungesën e sigurisë në rrugë.
Ai ka thënë se pavarësisht telasheve politike, Qeveria në detyrë duhet të ndërmarrë masa e të angazhohet për sigurinë rrugore. Ka shtuar se aksidentet mund të parandalohen.
“Aksidentet nuk ndodhin vetvetiu, janë disa shkaktarë që ndikojnë. Gjendja e sigurisë rrugore sivjet është më keq se vitin e kaluar. Faktori njëri është shkaktari kryesor pse ndodhin kaq shumë aksidente”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se gjobat dhe kundërvajtjet nuk janë zgjidhje e këtij problemi.
Sipas tij, një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë telefonat.
“Ne si shtet nuk kemi strategji kombëtare për sigurinë rrugore. Kjo strategji nuk duhet të jetë afatshkurte. Nuk mund ta fajësojmë policinë në këtë rast, sepse politikat i bënë ministria përkatëse”, ka thënë ai.
επίσης
Κράσνικι: Η 16η Σεπτεμβρίου θα αποδείξει την αγνότητα του πολέμου του UCK
Krasniqi ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur kurrë matje të performancës rrugore.
Ai ka thënë se nevojitet hetim i thellë i aksidenteve në mënyrë që të ulet numri i tyre në përgjithësi.
-
Οστικά λείψανα βρέθηκαν στο Ζούμπιν-Ποτόκ, τα οποία πιθανολογείται ότι ανήκουν σε τουλάχιστον 23 άτομα.
-
Το PDK γράφει ξανά στον Ντεχάρι, ζητώντας του να συνεχίσει τη συνεδρίαση μέχρι την Πέμπτη
-
Πέντε κτίρια κοντά στη λίμνη Ραντόνικ κατεδαφίστηκαν
-
Ο Μπαϊράμι κατηγορεί τον Κούρτι ότι ωθεί τη χώρα προς εκλογές