KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η ΚΕΚ διαθέτει 144 χιλιάδες ευρώ για βουλευτές, αναστείλει τη λειτουργία ενός κόμματος

CEC

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë 10 për qind të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike në Kuvend, për periudhën 13 shtator deri 31 dhjetor.

Në një njoftim për mbledhjen e 87-të, që u mbajt në mbledhje elektronike, bëhet e ditur se për deputetët e Kuvendit të sapokonstituuar janë ndarë 144 mijë euro. Mjetet ndahen “me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet”.

Ndarja e mjeteve për deputetët:

KQZ-ja po ashtu ka pezulluar partinë politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), pasi s’ka mbajtur kuvendin zgjedhor sipas afateve të parapara. PAI, e regjistruar më 5 nëntor 2010, ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës ta mbajë deri më 11 shtator 2026 dhe për këtë është njoftuar disa herë nga Zyra.

“Po sipas vendimit të KQZ-së, PAI obligohet që ta mbajë konventën/kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh, në të kundërtën do ta çregjistrojë atë nga regjistri i partive politike në Kosovë”, thuhet në njoftim.