Pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e deleve dhe dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti dhe rrezikut të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
AUV-ja ka njoftuar se bazuar në situatën e krijuar, të mos i lëvizin delet dhe dhitë nga ferma pa autorizimin e veterinerit zyrtar, të kufizojnë hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë, të shmangin kontaktin e kafshëve të tyre me tufat e fermave të tjera. Të pastrojnë dhe të dezinfektojnë rregullisht objektet, pajisjet dhe mjetet e transportit, që çdo kafshë të sapoblerë të ta mbajnë të ndarë nga tufa për një periudhë vëzhgimi dhe të kontrollojnë çdo ditë gjendjen shëndetësore të kafshëve.
“Nëse vëreni shenja klinike si: temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj, rrjedhje nga sytë ose hunda ose mungesë oreksi, dobësi ose ngordhje, njoftoni menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-ës. Mos tentoni t'i trajtoni ose t'i lëvizni kafshët e dyshuara”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
Bashkëpunimi i fermerëve thuhet se është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.
“Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
-
Πέρα από την ιατρική περίθαλψη: οικονομική υποστήριξη, εργασία και νομική προστασία
-
«Αποδεικτικά στοιχεία στην Ιταλία» - Εμπειρογνώμονας DNA απαντά στην υπεράσπιση των κατηγορουμένων στην υπόθεση «Ibër-Lepenci»
-
Ακόμα και στην επανάληψη της δίκης, ο πρώην αστυνομικός Shaqir Lutvija καταδικάστηκε σε 10 χρόνια φυλάκισης για εγκλήματα πολέμου στο Πρίζρεν.
-
Ο Λουστάκου και άλλοι κρίθηκαν αθώοι για τις κατηγορίες εκφοβισμού μαρτύρων
-
ΜΙΛΗΣΤΕ: Οι εργασιακές διαφορές στο Κοσσυφοπέδιο διαρκούν περισσότερο από όσο επιτρέπει ο νόμος