KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ο νέος Ανώτατος Διοικητής συζητά την ενίσχυση των ικανοτήτων των KSF

Τζαστίνα Σιρόκα - Κοτόπουλο

Komandantja e re supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidentja Justina Shiroka-Pula, ka diskutuar me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin për rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës.

Në një njoftim për media nga Zyra e Presidencës, është bërë e ditur se gjatë ditës Shiroka-Pula ka pritur në takim Jasharin nga i cili u urua për marrjen e detyrës. Të dy kanë folur për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, priti në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shiroka-Pula më herët gjatë ditës takoi edhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.