KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Μια συλλογή από τις ενέργειες του Ράμα: Οι τελευταίες κινήσεις ενός ηγεμόνα που κωλυσιεργεί

Loreta Koleci

Aktivistja politike në Shqipëri, Loreta Koleci, ka thënë se lëvizjet e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka kërcënuar pedagogët, prindërit e mësuesit, si dhe studentët, për protestat, janë lëvizjet e fundit të “një pushtetari që po zvarritet”. 

“Është forma më e lartë e presionit publik që Rama ka bërë, sidomos kohëve të fundit. E frika që ai dëshiron ta përcjellë, sidomos te prindërit tanë, për të treguar se jemi pushtet që ta merr frymën e s’të lëmë të drejtën tënde demokratike për të protestuar...Këto janë lëvizje të fundit të një pushtetari që po zvarritet”, tha Koleci në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ajo ka thënë se Rama më nuk po i flet popullit shqiptar, por po i flet oligarkëve dhe krimit të organizuar. 

“Mendoj se Rama këto kohë i flet krimit të organizuar e oligarkisë, e po i siguron se unë jam këtu dhe s’po iki. Nuk mund të ikë, sepse ka bast tjetër apo ka dhënë besën, siç e përdor vetë Rama...Edi Rama besën ia ka dhënë dikujt tjetër, oligarkëve e krimit të organizuar”, tha Koleci. 

Në 7 ditët e fundit protestat në Shqipëri kanë përshkallëzuar me përplasje mes policëve e potestuesëve. Koleci mendon se arsye për këtë shpërthim është shtypja e thellë e bërë ndër vite. 

Ajo ka thënë se për 135 ditë ishte protestuar paqësisht, por protestuesit dhe pesë kërkesat që patën u shpërfillën nga Rama. 

Koleci ka thënë se Rama gjatë këtyre ditëve të protestave, nga 30 maji, ka ndryshuar vazhdimisht qëndrime. 

“Shumë herë ka ndryshuar retorika. S’besoj se Rama është gati për të pasur dialog me qytetarët. E vetmja zgjidhje në këto momente në Shqipëri është që ai ta pranojë se ka humbur kredibilitetin e tij politik”, tha Koleci.