Është kallëzuar penalisht kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi ka mbyllur sërish rrugën që çon te objekti i ish-Radio Prishtinës dhe rektoratit të UP-së. Në kallëzim penal thuhet se Rama nuk e ka zbatuar një vendim gjyqësor, me të cilin është pezulluar vendimi i Komunës për këtë rrugë. Sipas kallëzimit, qasja e rregullt në objektin dhe parkingun ku është vendosur “KOHA” është cenuar dhe në varësi të vazhdimit të punimeve dhe mbylljes së rrugës, rrezikon të bëhet e pamundur ose seriozisht e vështirësuar
“KOHA” ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore, ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
Komuna e drejtuar nga Rama ka nisur punimet në hapësirën përballë Bibliotekës Kombëtare dhe ka mbyllur për qarkullim rrugën që çon në parkingun e ish-Radio Prishtinës dhe te Rektorati i Universitetit të Prishtinës. Ka vepruar kësisoj, ndonëse rreth tre vjet më parë, Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e Komunës për mbylljen e saj.
Në kallëzimin penal thuhet se si rezultat i mbylljes së rrugës dhe zhvillimit të punimeve, qasja e rregullt në objektin dhe parkingun ku është vendosur “KOHA” është cenuar dhe në varësi të vazhdimit të punimeve dhe mbylljes së rrugës, rrezikon të bëhet e pamundur ose seriozisht e vështirësuar.
“Kjo situatë nuk paraqet vetëm një pengesë të zakonshme në qarkullim, po ndikon drejtpërdrejt në ushtrimin e aktivitetit të një mediumi, duke prekur qasjen e stafit, gazetarëve dhe kameramanëve në vendin e tyre të punës dhe në objektin ku zhvillohet veprimtaria e Grupit ‘KOHA’”, thuhet në kallëzimin penal.
“KOHA” përmes kallëzimit penal ka kërkuar që Prokuroria të sigurojë dokumentacionin e plotë administrativ mbi bazën e të cilit është urdhëruar, autorizuar apo realizuar mbyllja e rrugës dhe fillimi i punimeve më 18 gusht të këtij viti.
“Veprimi i ndërmarrë më 18.08.2026 kërkon vlerësim penal pikërisht për faktin se ka ndodhur pas anulimit gjyqësor të akteve administrative që kishin paraparë mbylljen e rrugëve në fjalë. Në këtë drejtim, ekziston nevoja që të hetohet nëse veprimi i ndërmarrë më 18.08.2026 përbën, në aspektin faktik dhe juridik, rikthim të zbatimit të një vendimi administrativ të anuluar nga gjykata ose zbatim të një vendimi që prodhon të njëjtin efekt juridik dhe faktik, në kundërshtim me vendimin gjyqësor”, thuhet më tej në kallëzim.
Komuna e Prishtinës nuk u është përgjigjur gjatë ditës pyetjeve lidhur me bazën ligjore mbi të cilën është mbyllur rruga, e as për fillimin e punimeve.
επίσης
Συντήρηση αυτοκινητοδρόμων, Ελεγκτής: Πληρώθηκε ακριβότερα και δεν υπήρχε θεμιτός ανταγωνισμός
Qasja nëpërmjet kampusit universitar dhe përballë Bibliotekës Kombëtare është bërë alternativë, pasi Komuna mbylli rrugën “Xhorxh Buxh” dhe planifikon ta kthejë në shesh.
Në gusht të 2023-s, Rama kishte marrë vendim për mbylljen e dy rrugëve në qendër si dhe ato që kalojnë apo dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.
Grupi KOHA e kishte paditur Komunën lidhur me vendimin që ia pamundësonte qasjen në parkingun, i cili gjendet pranë objektit që shfrytëzohet nga “KOHA”. Ankesë zyrtare për mbylljen e saj kishte bërë edhe Radio Kosova.
-
Το ΝΑΤΟ διευκρινίζει τον ρόλο του στο άνοιγμα της γέφυρας στη Μιτρόβιτσα
-
Τέσσερις ημέρες πριν από την απόφαση του Ειδικού Δικαστηρίου, πραγματοποιείται πορεία με το σύνθημα «Το Κόσοβο περιμένει».
-
Ταχίρι: Θάνατοι εργαζομένων στο ΚΕΚ, απόδειξη θεσμικής αποτυχίας
-
Η Αλβανία επικρίνει τη δραστηριότητα όπου ακούστηκε ο ύμνος της πΓΔΜ, αλλά όχι ο αλβανικός