KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Κότσι για τις διαμαρτυρίες: Ο Ράμα δεν θα κερδίσει

Μελαζίμ Κότσι

Ish kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Melazim Koci duke komentuar protestat tash e një javë të përshkallëzuara në Shqipëri dhe me kërkesën që kryeministri Edi Rama të jap dorëheqje, ka thënë se ky i fundit nuk mund të dalë i fituar nga kjo situatë.

Koci në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se më përpara shihet fundi i pushtetit të Ramës sesa të protestave dhe më shumë për faktin se proteston një gjeneratë krejt tjetër.

“Nuk e shoh fundin e protestave, më parë e shoh fundin e pushtetit të Ramës. Kjo gjeneratë e re, ky brez i ri mendoj se e ka sfiduar bipolaritetin politik 37 vjeçar në Shqipëri. Kjo gjeneratë pa kompleksee ka kuptuar që ai pushtet mbahet në dy tri personalitete. Kjo gjeneratë po e sfidon edhe Ramën edhe Berishën. Kjo gjeneratë e ka kuptuar se kjo klasë politike nuk ka arritur të bëjë gati asgjë për Shqipërinë. Studentët edhe mund të rrihen, por Rama nuk do të mund t’i mposhtë. Nuk mund të arrijë të mposhtë këtë frymë. Sado të zgjasin protestat, i fituar Rama nuk do të dalë”, ka thënë Koci.

Koci ka shtuar se të rinjëtqë po protestojnë është një gjeneratë e cila del edhe në Evropë dhe sheh gjendjen e Shqipërisë, duke filluar nga çmimet e produkteve të cilat janë më të lira në shtetet e Evropës.

“Shqipëria ka fshatrat të braktisura krejtësisht. Ka 700-800 mijë shqiptarë që kanë braktisur Shqipërinë vetëm në 10-15 vjetët e fundit. Këta të rinj lëvizin, nuk janë të mbyllur në Shqipëri, këta vizitojnë Pragën, Berlinin, Milanon dhe shohin që çmimet janë më të ulëta në Shqipëri”, ka thënë Koci. 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Αντιμετωπίζω

ΖΩΝΤΑΝΑ: Πού θα φτάσουν οι διαμαρτυρίες στην Αλβανία;