KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η κυβέρνηση καλείται να συμπεριλάβει τον ιδιωτικό τομέα στον 13ο μισθό

κυβέρνηση

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës kërkon urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në pagën e 13-të të përfshihen edhe të punësuarit në sektorin privat.

Në një njoftim thuhet se është përgjegjësi e Qeverisë të gjejë formën dhe modalitetet e nevojshme për ta bërë të mundur që edhe të punësuarit në sektorin privat të përfitojnë nga paga e 13-të.

“Në të kundërtën, ne, si Federatë Sindikale, do të përdorim të gjithë mekanizmat sindikalë që na garantohen me ligj, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të të punësuarve në sektorin privat. Punëtorët e këtij sektori nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe të mbeten vazhdimisht jashtë përfitimeve që financohen edhe nga kontributi i tyre”, thuhet në njoftim.

Sektori privat është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe sektori më i madh që kontribuon në mbushjen e arkës së shtetit.

“Qeverisë dëshirojmë t’ia bëjmë të qartë se është pikërisht sektori privat ai i cili, me punën e tij, por edhe përmes taksave dhe tatimeve që paguan, kontribuon në rritjen e buxhetit. Me këto të hyra buxhetore, Qeveria financon pagën e 13-të për të punësuarit në sektorin publik, ndërsa punëtorët e sektorit privat, të cilët kontribuojnë në mbushjen e arkës së shtetit, mbeten jashtë këtij përfitimi”.

Qeveria e Kosovës mori vendim dje për ndarjen e pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik.