KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

«Όχι στο όνομά μου» ζητά από τους βουλευτές έκτακτη συνεδρίαση για την τροποποίηση του Ειδικού Νόμου

«Όχι στο όνομά μου» ζητά από τους βουλευτές έκτακτη συνεδρίαση για την τροποποίηση του Ειδικού Νόμου

Organizatorët e protestave të përditshme pas verdiktit të Speciales, nën emrin “Jo në emrin tim” kanë bërë thirrje që të ftohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çështjen e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një aksion para Kuvendit, organizatorët e protestave kanë thënë se pas 18 ditësh, tani kërkesat e tyre u drejtohen deputetëve.

“Sot, aksioni ynë u zhvendos para Kuvendit të Kosovës. Pas 18 ditësh protestë, kërkesa jonë tash i drejtohet Kuvendit dhe deputetëve. Ligji duhet të shqyrtohet në Kuvend. U bëjmë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dalë në shqyrtim dhe votim. Bashkë me ne janë fëmijë të dëshmorëve dhe të rinj nga e gjithë Kosova. Para Kuvendit vendosëm edhe banerin me qëndrimet e deputetëve ndaj projektligjit. Rregullorja e Kuvendit përcakton se një seancë e jashtëzakonshme mund të kërkohet nga 1/3 e deputetëve. THIRRENI SEANCËN. VOTOJENI LIGJIN”, ka shkruar kjo platformë në rrjete sociale.

Para Kuvendit kjo platformë shpalosi edhe një baner në të cilin ndanë deputetët pro dhe kundër UÇK-së, duke i referuar si kundër deputetët e Listës Serbe.

Një ditë më parë, Qeveria procedoi në Kuvend nismën e Partisë Demokratike për ndryshimet në Ligjin për Speciale. Qeveria dha mendimin se nuk ka pengesa ligjore për procedimin tutje të Projektligjit me të cilin i kufizohet juridiksioni lëndor, ai kohor dhe juridiksioni territorial Speciales.