KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Οι βροχοπτώσεις επιστρέφουν την επόμενη εβδομάδα

shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 7–11 shtator 2026, gjatë së cilës pritet të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat do të jenë mbi vlerat tipike për fillimin e shtatorit, veçanërisht gjatë ditëve të para.

Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 31°C.

Të martën do të vazhdojë moti i ngrohtë dhe me diell. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 8 deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 32°C, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Të mërkurën temperaturat do të rriten edhe më tej, me minimale nga 8 deri në 11°C dhe maksimale nga 28 deri në 33°C. Vlerat më të larta, deri në 33°C, priten në Prizren dhe Gjakovë. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.

Ndryshimi i motit pritet të enjten, më 10 shtator. Sipas IHMK-së, moti do të jetë më i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, por edhe me reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 31°C. Do të fryjë erë mesatare, lokalisht e fortë, nga verilindja dhe veriperëndimi.

Të premten, pas reshjeve të së enjtes, pritet mot më i freskët, me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 30°C. Sipas IHMK-së, rënia më e theksuar e temperaturave maksimale pritet në zonat malore.