KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Jashari: Το PDK θα έπρεπε να έχει το Υπουργείο Δικαιοσύνης

Jashari: Το PDK θα έπρεπε να έχει το Υπουργείο Δικαιοσύνης

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka propozuar që Ministria e Drejtësisë të udhëhiqet nga partia e saj, në situatën e krijuar së fundmi pasi Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim katër udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke komentuar kërkesën e protestuesve të premten për largimin e ministres Donika Gërvalla, të cilën e kanë akuzuar për bashkëpunim me Gjykatën Speciale, Jashari ka thënë se “duhet të gjendet një marrëveshje” në të cilën, sipas saj PDK-ja do të duhej të udhëhiqte këtë Ministri.

“E dëgjuam nga populli. Nuk është çështje që ka ardhë nga PDK-ja. Por prapë mendoj që Ministria e Drejtësisë do duhej të dilte me deklaratë në mbrojtje të UÇK-së. Gërvvalla nuk është shprehur bashkëpunuese në mbrojtje të UÇK-së. E mbështes kërkesën që e ka bërë populli i Kosovës. PDK-ja duhet ta ketë Ministrinë e Drejtësisë që t’i dalë në mbrojtje UÇK-së dhe krerëve të tyre”, ka thënë ajo të premten në “Interaktiv” të KTV-së.

E pyetur se a po kërkon koalicion me Vetëvendosje, Jashari ka thënë se “duhet të gjendet një një zgjidhje për popullin e Kosovës dhe të lihen anash inatet partiake”.

“Sot më e rëndësishme është shteti se pozita ime si deputet. Besoj që shteti i Kosovës ka më shumë rëndësi se ne së bashku”, ka thënë ajo.