KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme

Ναΐμ Τζακάι

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka ngritur shqetësimin për numrin në rritje të institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve, duke paralajmëruar se disa prej tyre mund të bëhen jofunksionale për shkak të ngërçit politik dhe mungesës së Kuvendit funksional. 

Jakaj ka thënë se në vitin 2025 ishin evidentuar 17 institucione me probleme në përbërjen ose funksionalitetin e tyre, ndërsa tashmë ky numër është rritur në 24. 

“Në vitin 2025, kur e patëm publikuar një raport të shkurtër mbi gjendjen e pozitave në institucionet e pavarura dhe agjencitë kushtetuese të cilat emërohen nga Kuvendi i Kosovës, atë kohë ka qenë numri 17 i tyre, në pozitat e të cilave ta zëmë në institucionet e caktuara ka pasur mungesë të përbërjes së plotë dhe në disa institucione të tjera kanë qenë jofunksionale. Nga ai numër 17, tani është rritur numri, është në 24, pra për shtatë institucione të tjera. Në disa prej tyre janë pa përbërjen e plotë, ndërkohë disa prej tyre janë bërë tanimë  jofunksionale”, tha ai.

Ai ka përmendur si shembuj Bordin e Ankesave në Komisionin e Pavarur për Media dhe Bordin e Autoritetit Rregullativ të Konkurrencës, të cilët, sipas tij, janë jofunksionalë për shkak të mungesës së anëtarëve. 

“E dimë që Bordi i Ankesave në Komisionin e Pavarur për Media është jofunksional, mungojnë tre anëtarë; Bordi i Autoritetit Rregullativ të Konkurrencës është jofunksional për arsye se nuk janë plotësuar pozitat e caktuara; në disa prej institucioneve të pavarura ka pasur dorëheqje, sikurse që është në Agjencinë Kosovare të Privatizimit duhet të plotësohet një pozitë; e dimë se çfarë ka ndodhur edhe me procesin e përzgjedhjes së dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ku mungojnë dy anëtarë”, tha ai. 

επίσης Ο πολιτικός αποκλεισμός παραλύει τη λειτουργία των ανεξάρτητων θεσμών Arberi Πριν από 11 μήνες Ο πολιτικός αποκλεισμός παραλύει τη λειτουργία των ανεξάρτητων θεσμών

Jakaj ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi disa institucioneve u skadojnë mandatet e drejtuesve, ndërsa proceset për zëvendësimin e tyre nuk kanë nisur me kohë.

“Ndërkohë, ta zëmë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, është dashur të shpallë konkursin me 24 qershor sepse me 24 dhjetor i përfundon mandati drejtorit aktual; Zyra e Auditorit, Auditorës pra, i skadon mandati me datën 18 gusht, ndërkohë është dashur që të nisë procesi për përzgjedhjen e këtij personi në krye të këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues. Tek Agjencia për Informim dhe Privatësi mandati i komisioneres ka përfunduar, aktualisht është me ushtrues detyre. Ne e dimë që ligji ka lënë një dispozitë të veçantë atje që deri në zgjedhjen e personit pasardhës apo për vazhdimin e mandatit atij ose asaj aktual/aktuale, ata vazhdojnë me ushtruar këtë mandat deri në zgjedhjen e personit adekuat. Por Kosovës me këtë rast, numrit të pozitave që ushtrohen me ushtrues të detyrës i shtohen edhe ushtrues të detyrës të rinj. Pra nuk do të duhej që administrata publike të funksionojë me ushtrues detyre të rinj”, tha ai.

Sipas Jakajt, mungesa e një Kuvendi funksional mund të ndikojë drejtpërdrejt në punën e institucioneve të pavarura, duke i pamundësuar ato të kryejnë detyrat e tyre ligjore dhe kushtetuese.

“Ndërkohë disa institucione të tjera do të vijë koha kur për arsye se nuk ka Kuvend funksional, për shkak të ngërçit politik, do të mund të paralizohen në kuptimin që nuk do të mund t’i kryejnë detyrat e veta kushtetuese, pa çka që ligji u kërkon këtyre organeve të jenë karshi kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Po e përmendim vetëm njërin prej tyre: Autoriteti i Konkurrencës është institucion që kujdeset për çështjen e rregullimit të tregut në kuptimin e mosvendosjes së kartelave të ndryshme ose dakordimit për çmime të ndryshme ndërmjet kompanive private. Edhe në rast se ka ndonjë fenomen të tillë, nuk do të mund të vendoset për këtë çështje për arsye se nuk ka një autoritet i cili kishte me e hetuar rastin e tillë”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se mungesa të pozitave ka edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave, Radio Televizionin e Kosovës, Komisionin për Ndihmë Shtetërore dhe Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. 

“Tek Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik duhet me u plotësuar pozita e kryetarit, ngaqë ka dhënë dorëheqje me 12 gusht 2024; tek Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave mungojnë katër anëtarë; tek Radio Televizioni i Kosovës duhet të plotësohen pozitat nga komunitetet jo shumicë; tek Komisioni për Ndihmë Shtetërore mungojnë katër anëtarë dhe zgjedhja e kryesuesit duhet të bëhet; tek Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil pas ligjit të ri që ka hyrë në fuqi mungojnë edhe 11 anëtarë, domethënë  Kuvendit do t’i duhet kjo gjë, punë e madhe që ta plotësojë këtë organ kaq të rëndësishëm, por i rëndësishëm për 94 mijë zyrtarët publikë si një organ gjyqësor, kuazi-gjyqësor, mund të ndodhë që të bëhet jofunksional për mungesë të këtyre 11 anëtarëve në muajt në vazhdim”, tha Jakaj. 

Jakaj ka paralajmëruar se pasojat e mosplotësimit të këtyre institucioneve mund të rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët e Kosovës.

“Dhe kjo mungesë e anëtarëve në këto organe kolegjiale dhe individuale për pasojë do të ketë vetëm jetën e qytetarit të Kosovës, pra do ta rëndojë barrën e qytetarit të Kosovës. Dhe për një shtet demokratik mungesa e këtyre dhe paralizimi i këtyre institucioneve do ta dëmtojë edhe më tej. Nuk ka as kuptim edhe është shumë e rëndësishme që këto institucione sa më parë të konstituohen edhe të plotësohen me pozitat me anëtarët që mungojnë, sepse pasojat në disa momente dhe në disa raste do të jenë të pariparueshme”, tha ai.

επίσης Το Κοινοβούλιο δεν βιάζεται να συνεδριάσει, παρόλο που κινδυνεύει με διάλυση μετά τις 28 Απριλίου Arberi Πριν από 3 μήνες Το Κοινοβούλιο δεν βιάζεται να συνεδριάσει, παρόλο που κινδυνεύει με διάλυση μετά τις 28 Απριλίου

Ndërkaq, duke folur për Autoritetin e Konkurrencës, Jakaj ka paralajmëruar se mosfunksionimi i tij mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për qytetarët, veçanërisht në rastet e dyshuara për marrëveshje të paligjshme për çmime. 

“Ngritja e madhe e çmimeve, ngritja e dakorduar e çmimeve në disa raste siç raportohet në publik, nëse nuk mund të bëhet dhe hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës për një periudhë të caktuar, nuk ka kuptim të hetohet për një periudhë që do të vijë pas një viti apo dy viteve, sepse efekti dhe dëmi që është bërë tek qytetarët nuk mund ta rikthejë atë dëm të pariparueshëm Autoriteti i Konkurrencës, sepse nëse qytetarët do t’i kushtojë me kosto të jetesës në shportën të cilën ai duhet ta sigurojë për çdo ditë për familjen, nëse në rastin se ai ka paguar 20 euro, 30 euro më shumë për ditë ose për javë, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka atë detyrë që atij t’ia kthejë ato para. Rrjedhimisht do të jetë dëm i pariparueshëm për secilin qytetar”, tha ai.