KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ιμέρι: Η προσφυγή σε νέες εκλογές είναι επικίνδυνη

Doraj Imeri

Dorajet Imeri, profesor i shkencave politike, ka thënë se shkuarja në zgjedhje në situatën e krijuar pas 16 shtatorit, do të ishte e rrezikshme për Kosovën.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Imeri ka thënë se aktgjykimi dënues i Speciales ndaj katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bën më urgjente çështjen e formimit të institucioneve.

“Më 16 shtator, me nxjerrjen e aktgjykimit nga Specialja, mendoj se është krijuar rrethanë e re. Besoj që Kosova duhet të ketë institucione fuqiplota. Shkuarja në zgjedhje në këtë fazë në të cilën jemi, konsideroj se është përveç e padobishme edhe e rrezikshme”, ka thënë ai duke shtuar se Serbia mezi pret t’i shfrytëzojë rastet e mosstabilitetit dhe paqëndrueshmërisë politike e institucionale.

Ai ka thënë se edhe mbajtja e një palë zgjedhjeve të reja nuk jep shpresë se cikli i mundshëm zgjedhor do të sillte edhe një president.

“Mundësitë që të ketë përmbysje të rezultateve... nuk ka indikacion apo matje që tregon se do të ketë përmbysje të rezultatit aktual apo që është ritestuar në tri palët e fundit”, ka thënë tutje ai.

Kuvendi ka kohë deri më 6 tetor që ta zgjedhë një president të ri ose vendi shkon në zgjedhjet e katërta brenda dy vjetësh. Deri tash nuk ka emër që është dakorduar nga takimet mes partive.

Lëvizja Vetëvendosje pati arritur dakordim me Lidhjen Demokratike të Kosovës për emrin e Bekim Sejdiut gjatë gushtit, por ky emër u tërhoq pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për ta votuar.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e UÇK-së u dënuan nën akuzat për krime lufte.

Pas këtij vendimi, në Kosovë çdo ditë ka pasur protesta. E Partia Demokratike ka kushtëzuar çështjen e presidentit me ndryshimin e Ligjit për Specialen. Me anë të ndryshimeve ligjore në PDK synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.