---
description: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë identifikuar rastet e para në Kosovë të prezencës së sëmundjes “gjuha e kaltër”. AUV ka njoftuar se ësh
title: Identifikohen rastet e para të sëmundjes “gjuha e kaltër”, AUV vendos masa
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/20/f26fff53-f4cc-458a-b6f6-af22090019d9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Identifikohen rastet e para të sëmundjes “gjuha e kaltër”, AUV vendos masa

![Dele](https://resources.koha.net/images/2024/November/20/f26fff53-f4cc-458a-b6f6-af22090019d9.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto ilustrim

- 29 korrik 2025 17:43
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 29 korrik 2025 17:43
- Shpërndaje në:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë identifikuar rastet e para në Kosovë të prezencës së sëmundjes “gjuha e kaltër”. AUV ka njoftuar se është konfirmuar prezenca në dy ferma, një në Marec të Prishtinës dhe një në Brus të Lipjanit. 

“Me qëllim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot,  ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës. Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterinerët privatë t’i përdorin masat e dezinsektimit  në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes. Po ashtu  t’i shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjezbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit”, ka njoftuar AUV. 

“Gjuha e kaltër” është sëmundje virale jongjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të mushkonjave. Nga kjo sëmundje preken gjedhet, delet dhe dhitë. Më të ndjeshme janë delet. 

“Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes”, ka njoftuar AUV. 

Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët te njeriu dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.

**Masat e marra nga AUV: **

[Edhe ![Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut](https://resources.koha.net/images/2025/March/07/22029913-078d-4968-8339-f48b0b747aec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 qer 2025 Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut](https://www.koha.net/arberi/kosova-ndalon-importin-e-deleve-dhe-dhive-nga-maqedonia-e-veriut)

*Bazuar në Ligjit  Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 29.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ‘’ Gjuha e Kaltër’’.  Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera. *  
*Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës *

*I. Masat e përgjithshme:*  
*a) Ndalohet lëvizja e kafshëve nga fermat,  tregtimi në tregjet  dhe  shitblerja;*  
*b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.  *  
*c) Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje *  
*d) Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit) *  
*e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura;*  
*f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;*  
*II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara,  me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.*  
*III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën.*  
*IV. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe   bashkëpunim me AUV-në  të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.*  
*V. Masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025*

**

[#gjuha e kalter](https://www.koha.net/tag/gjuha-e-kalter) [#AUV](https://www.koha.net/tag/auv) [#masat](https://www.koha.net/tag/masat)

Artikuj të ngjashëm

- [![Konfirmohen disa raste me linë e deleve dhe dhive, AUV-ja u bën thirrje fermerëve për kujdes](https://resources.koha.net/images/2023/October/29/delet1698590872.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 kor 2026 Konfirmohen disa raste me linë e deleve dhe dhive, AUV-ja u bën thirrje fermerëve për kujdes](https://www.koha.net/arberi/konfirmohen-disa-raste-me-line-e-deleve-dhe-dhive-auv-ja-u-ben-thirrje-fermereve-per-kujdes)
- [![Konfirmohet Lija e Deleve/Dhive, AUV merr masa urgjente](https://resources.koha.net/images/2022/July/07/dele1657194131.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 maj 2026 Konfirmohet Lija e Deleve/Dhive, AUV merr masa urgjente](https://www.koha.net/arberi/konfirmohet-lija-e-delevedhive-auv-merr-masa-urgjente)
- [![Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2023/March/22/dhia1679473818.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 pri 2026 Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/konfirmohet-rasti-i-pare-i-semundjes-lija-e-delevedhive-ne-kosove)
- [![Kosova ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të derrit nga Serbia](https://resources.koha.net/images/2025/July/23/e4b0d75e-a8df-4bf5-884f-6322ca3849ef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 kor 2025 Kosova ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të derrit nga Serbia](https://www.koha.net/arberi/kosova-ndalon-importin-e-derrave-dhe-gjedheve-nga-serbia)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Rama për rastin e Vlora Hysenit: Masë ekstreme, por çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund](https://www.koha.net/arberi/rama-per-rastin-e-vlora-hysenit-mase-ekstreme-por-cdo-akuze-duhet-qe-te-cohet-deri-ne-fund)

[Arbëri.]() [“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet” - Nis protesta e tifo-grupeve kundër vendimit të Speciales](https://www.koha.net/arberi/uck-nderohet-kur-shqiptaria-bashkohet-nis-protesta-e-tifo-grupeve-kunder-vendimit-te-speciales)

[Arbëri.]() [Nagavci: Për krimet e luftës nuk duhet të ketë harresë e as pandëshkueshmëri](https://www.koha.net/arberi/nagavci-per-krimet-e-luftes-nuk-duhet-te-kete-harrese-e-as-pandeshkueshmeri)

[Botë.]() [Pesë të arrestuar nën dyshimin për terrorizëm pranë një baze ajrore amerikane në Britani](https://www.koha.net/bote/pese-te-arrestuar-nen-dyshimin-per-terrorizem-prane-nje-baze-ajrore-amerikane)

[Shtojca për Kulturë.]() [Viti 1873: Amanetet e shqiptares Zoica Mallku nga Krusheva](https://www.koha.net/shtojca-kulture/viti-1873-amanetet-e-shqiptares-zoica-mallku-nga-krusheva)

[Futboll.]() [Shqipëria kthehet në stërvitje për duelin ndaj San Marinos](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-kthehet-ne-stervitje-per-duelin-ndaj-san-marinos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Identifikohen rastet e para të sëmundjes “gjuha e kaltër”, AUV vendos masa","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/identifikohen-rastet-e-para-te-semundjes-gjuha-e-kalter-auv-vendos-masa","datePublished":"2025-07-29T17:43:40+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:10:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":566,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë identifikuar rastet e para në Kosovë të prezencës së sëmundjes “gjuha e kaltër”. AUV ka njoftuar se ësh","url":"https://www.koha.net/arberi/identifikohen-rastet-e-para-te-semundjes-gjuha-e-kalter-auv-vendos-masa","keywords":"gjuha e kalter, AUV, masat","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/20/f26fff53-f4cc-458a-b6f6-af22090019d9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
