Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se është i nevojshëm një vendim i Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar situatën me Kuvendin.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 ditë nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, që përmendet si afat nga Kushtetuta, Kuvendi i Kosovës nuk ka konstituuar legjislaturën e re. Kushtetuta nuk parasheh pasojë, e sipas Hysenit aktgjykimi i vitit të kaluar i Gjykatës ka qenë për rast krejt tjetër. Për të konstatuar se jemi në situatë jokushtetuese, Hyseni ka thënë se duhet të ketë vendim.
“Kur e dimë që diçka është jokushtetuese... e dimë vetëm kur ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në të drejtën kushtetuese, nuk ka parashikueshmëri dhe pasojë retroaktive. Pra nuk mundemi me thanë që tash po supozojmë një situatë... çka nëse vendimi merret me shumicë votash po nuk kontestohet por të gjithë e dimë se është jokushtetues. Ai hyn në fuqi. Situata konstatohet se është jokushtetuese vetëm kur kemi vendim nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Hyseni ka thënë se dallimi nga hera e kaluar, kur Gjykata pati caktuar një datë për konstituim, është se atëherë ishin mbi 50 propozime për kryeparlamentar e tash nuk ka as nominime. Sipas tij, ai aktgjykim qe zbatuar dhe ka qenë i vlefshëm për situatën konkrete.
“Përgjigja më e mirë është me pyetjen si ta zbatojmë kur kemi situatë krejt tjetër. E kemi Kushtetutën të pandryshueshme. Ajo është e qartë. Aty nuk ka një afat. Gjykata është detyruar ta krijojë atëherë afatin, sepse ndodhi mbi 50 herë propozimi dhe u dërgua rasti në Gjykatë dhe ajo e krijoi një afat ndonëse është në pikëpyetje të madhe që nuk është në mandatin dhe kompetencën e Gjykatës që të krijojë norma kushtetuese, por interpretimi i asaj që është i paqartë. Këtu s’kishte të paqartë asgjë. Nëse e shohim sot nenin 66 nuk ka asgjë të paqartë. Është shumë e qartë. Është zbatuar disa herë deri më tani. Nëse i referohemi Kushtetutës jemi në rregull, nëse i referohemi Rregullores së Kuvendit kemi tejkaluar afatin që duhet brenda 48 orëve. Por pse nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Qe pse? Sepse krijohet situatë krejt tjetër. Ajo s’nxjerr vendime të njëjta. Nxjerr në harmoni në rrethanat e krijuara tani.
επίσης
Η ομολογία του Τοπάλι, 15 χρόνια στην παρανομία
Ajo ka qenë situatë krejt tjetër. Është sikur pacienti të shkojë te mjeku. S’i bën njëherë një palë analiza dhe sa herë të shkojë te mjeku të thotë ja ku i kom. Secilën herë të thotë bëji analiza tjera”, ka thënë tutje Hyseni.
Zbatimi i aktgjykimeve, sipas Hysenit, lidhet me kulturën kushtetuese.
“Me pas qenë kjo strukturë e deputetëve, me kulturë të lartë politike dhe kushtetuese s’do të vinte puna deri këtu. Zbatimi i aktgjykimeve që ka ndodhur më herët është kulturë shumë e lartë”, ka thënë ai.
Deri tash deputetët janë ftuar dy herë për ta konstituuar legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Deputetët e kanë dhënë betimin, por në pikën e rendit të ditës për ta propozuar kryeparlamentarin, kryetari i partisë fituese, Albin Kurti, ka dalë në foltore dhe refuzimin për ta dhënë propozimin e ka arsyetuar me faktin që ende nuk ka marrëveshje me partitë politike për presidentin. E, sipas tij, Kuvendi nuk bën të konstituohet pa këtë marrëveshje, meqë në të kundërtën do të konsumohej edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit dhe do të imponoheshin zgjedhjet e serishme të parakohshme.
Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me aleatët e saj nga radhët e komuniteteve, ka mjaftueshëm vota për ta konstituuar Kuvendin e edhe për ta votuar Qeverinë. Por, për t’u zgjedhur presidenti kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve në dy raundet e para. Në rast se zgjedhja nuk mund të bëhet brenda 60 ditësh, Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhje të reja të parakohshme.
Dy parti opozitare, Partia Demokratike dhe Aleanca, me aksione në Kuvend çdo dy ditë po bën thirrje për vazhdim të seancës konstituive. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, po e refuzon kërkesën me arsyetimin e njëjtë si të Kurtit.
επίσης
Τζαφέρ Σάτρι: Ορίστε μια λίστα με πράγματα που δεν έχουν ειπωθεί μέχρι στιγμής
Megjithatë, Kurti tashmë ka nisur negociatat me LDK-në për çështjen e presidentit.
Τα κόμματα δεν έχουν πλησιάσει στην άρση του πολιτικού αδιεξόδου εδώ και σχεδόν δύο χρόνια. Το Κοσσυφοπέδιο βρίσκεται σε έναν συνεχή κύκλο κρίσεων από τις εκλογές του Φεβρουαρίου 2025. Αρχικά, υπήρξαν προβλήματα με το σύνταγμα και στη συνέχεια η αποτυχία σχηματισμού κυβέρνησης οδήγησε σε εκλογές τον Δεκέμβριο. Μετά από αυτές, υπήρξε σύνταγμα, αλλά δεν υπήρξε λύση για τον νέο πρόεδρο. Στις 7 Ιουνίου ακολούθησαν νέες εκλογές.