KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Χιλ για την πιθανή ακύρωση του Ειδικού Σεμιναρίου: Δεν είμαι σε θέση να σχολιάσω αυτήν την πρωτοβουλία

Christopher Hill

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill në një lidhje direkte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dënimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Hill  komentoi edhe lidhur me kërkesën e qytetarëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Hagës. Ai theksoi se lidhur me këtë temë nuk është në pozitë për të komentuar po shtoi se do të apelohet vendimi.

“Nuk jam në pozitë për të komentuar këtë iniciativë apo iniciativa të tjera. E kuptoj që njerëzit kanë mllef, janë të zemëruar, janë shumë të shqetësuar. E kuptoj, por unë shpresoj që së shpejti do të kemi përpjekjet që të apelojmë këtë vendim. Edhe njëherë nuk e di si janë procedurat, por unë dua ta bëj të qartë. Nuk po flas nga gjykata dhe për gjykatën. Nuk mund të flas vetëm në emrin tim dhe dëshmia ime ishte dëshmia më e mirë që mund të ofrohej duke thënë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse të vërtetës”, tha ai.

Sa i përket kontekstit gjeopolitik dhe të ardhmes së rajonit, ish-diplomati amerikan theksoi nevojën për fokusim te normalizimi i marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm strategjikë.

“Unë mendoj se ne jemi këtu ku jemi dhe për sa i përket politikës dhe gjeopolitikës, nëse dëshironi të flas në këtë mënyrë gjeopolitikën e Ballkanit, duhet të kemi përpjekje që të ecim përpara duke u mbështetur në punën që kanë bërë ndërmjetësues të ndryshëm gjatë këtyre viteve të fundit dhe ai është normalizimi i marrëdhënieve dhe duhet të ecim përpara. Serbia dhe Kosova gjithmonë do të gjenden në situata të atilla ku nga ana strategjike apo gjeopolitike nuk duhet të jenë larg njëra-tjetrës. Prandaj duhet të jenë një mënyrë që të ecin përpara, në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë për popullin e tyre”, tha Hill. 

Hill tha se u zhgënjye dhe u çudit nga vendimi për dënimin me 81 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa u ndal te dëshmia e tij në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit.

“Reagimi im i parë, me sinqeritet, mund t’ju them, është se është e vështirë të parashikosh se cili do të ishte vendimi. Kur e dëgjova këtë dënim me 25 vjet, u çudita dhe isha shumë i zhgënjyer. Kisha folur në mbrojtje të zotit Thaçi te Tribunali në Hagë dhe, sipas këndvështrimit tim, ai ka qenë gjithmonë pranë meje dhe po përpiqej të gjente një mënyrë paqësore për luftën. Kam qenë shumë i zhgënjyer nga lajmi i dënimit. Sigurisht, ky është një vendim gjykate dhe diplomatët e kanë të kufizuar të flasin. Duhet të presim avokatët. Sipas këndvështrimit tim të asaj kohe, UÇK-ja ishte shumë më pak e organizuar nga ç’thonin vetë anëtarët e saj, por ishte ideja që ajo donte të prezantohej si mirëorganizuar. Ideja se ata ishin të mirëintegruar nga pjesa e poshtme te pjesa e sipërme, ky këndvështrim mua s’më ka bindur asnjëherë.

Gjithsesi, puna ime ishte të gjenim ndonjë mënyrë të gjenim paqe, për të siguruar të drejtat e njerëzve dhe për të ecur përpara”. 

I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ishte i gatshëm të dëshmonte sërish në apel, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, Hill tha se ende nuk i është kërkuar një gjë e tillë dhe se nuk mund të përgjigjet për diçka që nuk i është kërkuar.

“Unë do të përpiqesha të bëja gjithmonë vullnetin e gjykatës, por nuk jam në gjendje të përgjigjem për një gjë që s’më është kërkuar akoma”, tha Hill.