Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar në takim mbledhje Grupit Parlamentar të kësaj partie për t’i njoftuar mbi takimin e djeshëm mes tij dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Para takimit, Hamza tha se qëndrimi i PDK-së nuk është vetëm për ta sepse sipas tij, UÇK është përtej çdo subjekti politik.
Hamza: Nëse dikush tjetër ka plan me çu vendin në zgjedhje, është send tjetër
“Kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së është kjo nuk është për PDK-në. Sepse UÇK është më e madhe se PDK-ja. Historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është më e madhe se gjithçka. Kosova është më e madhe se ne. Ne po thoshim: me u aprovu ligji në të dyja leximet, pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedh presidenti e me i shmang zgjedhjet. Nëse dikush tjetër ka plan me çu vendin në zgjedhje, është send tjetër”, ka thënë Hamza, raporton KosovaPress.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe të Kryesisë tha se PDK asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore.
Musliu u shpreh se po mundohen të bëjnë më të mirë për Kosovën.
“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore e institucionale, nuk i ikën as sot. Jemi duke u munduar me bë më të mirën për Kosovën. Në rrethanat të cilat jemi, gjithmonë jemi duke u munduar me bë më të mirën për Kosovën, prandaj në vazhdën e angazhimit tonë kemi dhe takimin e sotëm”, tha Musliu.
Ajo u shpreh se pas takimit do të tregoj se çka u diskutua në detaje dhe theksoi se çështja që nuk pret është ligji për Dhomat e Specializuara.
“Tani hipotetike asnjë përgjigje nuk ju jap unë. Kur të dal prej mbledhjes ju tregoj çfarë kemi folur në mbledhje, por përderisa nuk jemi futur në mbledhje është kjo. Tani edhe njëherë, nuk i ikim asnjëherë përgjegjësisë shtetërore si Partia Demokratike e institucionale, jemi duke u munduar, në rrethanat të cilat jemi, jemi duke u munduar me bë më të mirën për Kosovën. Ajo çka nuk pret momentalisht është ligji për dhomat e specializuara, të tjerat presin”, shtoi ajo.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dje është takuar me kreun e VV-së, Albin Kurti, por që nuk ka rezultuar me një marrëveshje.
Εκτός από το ζήτημα του προέδρου, το PDK επιμένει ότι μέχρι τις 6 Οκτωβρίου, το Σχέδιο Νόμου για την Τροποποίηση του Νόμου περί Ειδικής Διαδικασίας, που υπέβαλε η κυβέρνηση την Παρασκευή, θα εγκριθεί σε δύο αναγνώσεις στη Βουλή του Κοσσυφοπεδίου.
Εν τω μεταξύ, σε απόφαση της 23ης Σεπτεμβρίου, το Συνταγματικό Δικαστήριο του Κοσσυφοπεδίου διευκρίνισε ότι η προθεσμία των 60 ημερών για την εκλογή προέδρου ξεκίνησε στις 8 Αυγούστου, ημέρα που συγκροτήθηκε η Συνέλευση, και λήγει στις 6 Οκτωβρίου.