KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Gruda για τη συμμετοχή στην ιδρυτική συνεδρία: Κάνουμε αυτή την παραχώρηση λόγω της 16ης Σεπτεμβρίου

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive nesër, me qëllim që Kosova të ketë të paktën institucionin e saj ligjvënës para 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gruda ka thënë se pjesëmarrja e PDK-së në seancë është një “lëshim” për shkak të rëndësisë që, sipas tij, ka 16 shtatori për Kosovën.

“Pjesëmarrja jonë në seancë ndodh për shkak të ngjarjes që e kemi si vend, pra 16 shtatorit. Ne do të shkojmë nesër për ta konstituar Kuvendin, në mënyrë që kur merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova të ketë të paktën Kuvendin. Prandaj, do ta bëjmë këtë lëshim”, ka deklaruar Gruda në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka bërë të ditur se PDK-ja do të vendosë pas 16 shtatorit nëse do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkeljes së afateve për konstituimin e Kuvendit.

“Nëse do ta dërgojmë në Kushtetuese, do të vendosim pas 16 shtatorit, sepse kemi afat tetë ditë për ta dërguar”, ka thënë ai.

επίσης Το PDK υποβάλλει αίτημα για συνέχιση της ιδρυτικής συνόδου αύριο Arberi Το PDK υποβάλλει αίτημα για συνέχιση της ιδρυτικής συνόδου αύριο

Gruda ka kritikuar zvarritjen e procesit të konstituimit, duke thënë se shkeljet e afateve kushtetuese nuk duhet të kalojnë pa pasoja.

“Nuk mendoj që kjo shkelje e afateve kushtetuese duhet të kalojë kaq lehtë. Nuk munden që të rrinë dy muaj jashtë institucioneve e më pas të kthehen pa ndonjë pasojë apo sqarim”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Megjithatë, ai ka theksuar se partia e tij nuk dëshiron që përplasja politike dhe kushtetuese të mbivendoset me 16 shtatorin, të cilin e ka cilësuar si një datë historike për Kosovën.

“Ne nuk duam që ngjarjes së 16 shtatorit, që është historike për Kosovën, t’ia mbivendosim konfliktin politik ose kushtetues mes forcave politike”, ka deklaruar Gruda.

Gruda është shprehur edhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se kishte vlerësuar që më herët se ai nuk do të arrinte të zgjidhej në këtë post.

επίσης Γκρούντα: Σήμερα το Σύνταγμα καταστρέφεται, όχι πλέον από τον Μιλόσεβιτς αλλά από ανθρώπους που έχουν εκλεγεί από τον λαό Arberi Γκρούντα: Σήμερα το Σύνταγμα καταστρέφεται, όχι πλέον από τον Μιλόσεβιτς αλλά από ανθρώπους που έχουν εκλεγεί από τον λαό

“Si ka dalë emri, i kam thënë disa kolegëve të mi që Bekim Sejdiu nuk bëhet president. E kam ditur që Albin Kurti e vendosi për të mos u bërë, e dinte që Sejdiu kishte kundërshtime brenda LDK-së”, ka përfunduar Gruda

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet nesër nga ora 11:00. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.